Pse të punuarit 4 ditë në javë do të ishte më e dobishme se 5 ditë në javë…

Është një fantazi joshëse. Sa më shumë ju të largoheni nga puna juaj, aq më shumë do të punoni. Por ndërkohë që gjithnjë e më shumë njerëz punojnë 50, 60, 70 orë në javë, duke i kthyer tavolinat e tyre në një shtëpi të dytë, studimet thonë se veprimi më i mençur do të ishte të bënit mëkatin e fundit amerikan dhe të punonit më pak.

Merrni në konsideratë studimin e K. Anders Ericsson, një ndër ekspertët më të mëdhenj të psikologjisë së punës. (Hulumtimi i tij çoi Malcolm Gladwell në hartimin e rregullit 10,000 orë, sipas të cilit duhen së paku 10,000 orë praktikë për të arritur mjeshtërinë në një fushë të caktuar. Megjithatë Anders e ka kritikuar që atëherë këtë rregull).

Eksperimente të shumta të bëra në laborator nga Ericsson kanë treguar se njerëzit mund të angazhohen për vetëm 4 ose 5 orë të përqendruar përpara se të ndalin së punuari. Pas këtij piku, rendimenti nis të bjerë.

“Nëse ju i shtyni njerëzit përtej kësaj kohe që ata mund të jenë të përqendruar maksimalisht, me shumë mundësi ju do t’i çoni ata drejt disa zakoneve të këqija”, thotë Ericsson. Dhe ç’është më e keqja, këto zakone mund të ndikojnë në kohën kur njerëzit janë produktivë dhe papritmas, edhe javët e shkurtra janë të padobishme.

Punonjes i lodhur

Vënia në praktikë e një jave më të shkurtër pune, duket se jep fryte të shumta.

Ryan Carson, CEO i kompanisë teknologjike Treehouse, i ka parë punonjësit e tij të jenë më të lumtur dhe produktivë që kur ai vuri në praktikë javën me 32 orë punë në vitin 2006. Në qendër të filozofisë drejtuese të Carson është bindja se t’i detyrosh njerëzit të punojnë 40 orë në javë është johumane – tha ai për Atlanticvitin e kaluar.

“Kjo nuk ka të bëjë me kalimin e më shumë kohe me familjen apo të punuarit më pak – por me të jetuarit e një jete më të balancuar. “Ne kujdesemi për njerëzit, sepse mendojnë se është gjëja e duhur që duhet bërë”. Të ardhurat vjetore të kompanisë arrijnë miliona dhe sipas Carson, njerëzit vijnë me qejf çdo ditë në punë.

Një shembull të ngjashëm ka ndjekur edhe kompania e zhvillimit Reusser Design, me bazë në Midwest, e cila në vitin 2013 ndryshoi orarin e punës në katër ditë në javë. Edhe pse punonjësit e saj punojnë më gjatë në javë në mënyrë që të kompensojnë orët e humbura të premten, themeluesi i saj, Nate Reusser, thotë se produktiviteti dhe angazhimi i punonjësve nuk ka qenë ndonjëherë më mirë se tani.

“Ju vërtet nuk do ta besoni se sa shumë ne kemi arritur – u shpreh ai për CNN vitin e kaluar, duke shtuar se kjo politikë i motivon njerëzit të punojnë më shumë, ashtu siç ndodh me përpjekjet e punonjësve për të mbyllur projektet para se ata të nisen me pushime.

Femije ne shkolle

Rezultate të mira u konstatuan edhe tek fëmijët. Një studim i publikuar vitin e kaluar gjeti se fëmijët e klasës së katërt dhe të pestë në Kolorado patën përmirësime të rezultatit në testime kur ata shkonin në shkollë 4 ditë në javë krahasuar me ata që shkonin në shkollë 5 ditë në javë. Rezultatet e tyre në matematikë u rritën me 12 për qind, ndërsa në lexim me 6 për qind.

Me fjalë të tjera, edhe në klasë, njerëzit kanë probleme me përqendrimin në detyra të vështira për një kohë të gjatë. “Duke parë në tërësi sistemin arsimor, pjesa më e madhe janë të ulur aty ndoshta për 6, 7 apo 8 orë në ditë – thotë Ericsson. – Mendoj se ideja se ata do të jenë plotësisht të përqendruar për gjatë gjithë kësaj kohë është e palogjikshme”.

Disa të dhëna të tjera sugjerojnë se zgjidhja nuk lidhet me më pak orë pune, por me mënyrën se si kompanitë ua caktojnë kohën njerëzve.

Guvernatori i UtahutNë vitin 2008, në mes të krizës financiare në Amerikë, guvernatori i Utahut, Jon Huntsman hartoi një plan për riorganizimin e gjithë javës së punës.

Në vetëm një muaj, 75 për qind e punonjësve ndryshoi nga të punuarit 8 orë në 5 ditë në javë në 10 orë në ditë për 4 ditë.

Kjo gjë ndihmoi në kursimin e burimeve publike që përdoren normalisht për t’u ngrohur, për t’u ftohur dhe për ndriçimin e ndërtesave – një fitore e madhe në një kohë krize.

Por ky ndryshim dha ndikimin e tij edhe në ngritjen e moralit të punonjësve. Njerëzit iu gëzuan një dite më shumë pushimi.

Kështu, ndërkohë që psikologët dhe ekspertët e balancës punë-jetë mund të mos e dinë se ku qëndron vendi “i ëmbël” i produktivitetit, apo nëse është i njëjti vend për të gjithë, studimet tregojnë se ju nuk duhet që të punoni 40 orë në javë për të arritur aty.

 

*Chris Weller
Burimi: Business Insider

You must be logged in to post a comment Login