Nga fotot nudo tek marrëdhënia treshe, ky është pretendenti për fronin e shqipeve

Pretendentë të ndryshëm janë prezantuar për të marrë “fronin” e Shqipërisë, por i fundit është padyshim më interesanti.

Pretendenti i trashëgimtarit të mbretit të pare quhet Jarl de Basseville, ai është nga Francadhe njihet se fotografi i fotove nudo të Melani Trump e shumë figurave të njohura.

Por jo vetëm kaq, Jarl de Basseville është bashkëjetuesi i Missit Egla Harxhi dhe partnerës së saj, dmth marrëdhënies treshe me të njohur në Shqipëri.

Ai është rikthyer në Shqipëri bashkë me dy të dashurat dhe jeton në një fshat në Fier.

“Është jetike të mbrohemi kundër pushtimit të perandorisë së re Osmane. Erdogan-it me krijimin e referundumit së fundmi, i janë dhënë të gjitha kompetencat e një diktatori. Qëllimi është i qartë: krijimi i një shteti radikal islamik”- ka deklaruar ai në lidhje me planet për Shqipëri.

Në deklaratën e tij ai kujton Skenderbeun, me të cilin thotë se ka një ngjashmëri për luftën për mbrojtjen e Evropës.

“Skendërbeu hero kombëtar i Shqipërisë ishte një nga luftëtarët e fundit për të mbojtur Perandorinë tonë kundra Otomanëve.

Shqipëria kishte nevojë për një lidër ti drejtonte këta burra që nuk kishin frikë nga asgjë dhe nuk lejojnë njeri tu tregojë apo tu imponohet në trojet e tyre.

Ju drejtohem ju O populli im, unë jam i gatshëm të kryej detyren time për të mbrojtur tokat tona, tokat e një Europe e cila është mbrojtur me gjak kundër armikut të përbetuar.”

You must be logged in to post a comment Login