Nëse përfshihet Republika Srpska në bisedimet për Kosovën, kemi edhe Sanxhakun!

Deputeti boshnjak dhe kryetari i Komunitetit Demokratik Boshnjak (BDZ), Muamer Zukorliç, thotë se është shumë i interesuar rreth dialogut për Kosovën dhe se e mirëpret këtë nismë. “Unë besoj se në këtë dialog duhet të jenë të angazhuar të gjitha strukturat, të gjithë përfaqësuesit e institucioneve dhe qytetarë të shquar, përfshirë edhe boshnjakët. Çështja e Kosovës nuk është vetëm çështje serbo-shqiptare, por edhe rajonale dhe e sigurisë”, tha Zukorliç për të përditshmen serbe Danas. Por, ai vë në dukje se çështja e përfshirjes së subjektit boshnjak të Republikës Srpska (RS) në këtë dialog do të nënkuptonte edhe shpaketimin e të gjithë rajonit. “Lidhur me RS nuk duhet dhe nuk mund të flitet pa përfshirjen e Sarajevës. Në qoftë se do të flitet për RS, atëherë aty do të duhet të përfshihet edhe Sarajeva, por edhe Sanxhaku”, ka thënë Zukorliç. Sipas tij, çdo ide politike është legjitime, kjo nënkupton një respekt reciprok të sovranitetit, shtetit, kufijve të vendit dhe të çështje të tjera të ngjashme. “Nuk mund të trajtohet çështja e RS vetëm në Beograd, respektivisht brenda dialogut të brendshëm serb. Kjo pyetje ngre edhe çështjen e Sanxhakut, dmth edhe ne do të duhet të marrim pjesë në të, por edhe të gjithë faktorët e rëndësishëm në rajon. Hapja e pjesshme e çështjes çel dyert për destabilizimin e tërë rajonit”, ka thënë Zukorliç.

You must be logged in to post a comment Login