Leila Kraja, shqiptarja e cila po merr pjesë në Miss America (Foto)

Leila Kraja është lindur dhe rritur në Kaliforni por ajo ka një dashuri shumë të madhe për Shqiperinë.

Lei vjen shpesh herë në Shqipëri dhe prindërit i ka shqiptarë. Merr pjesë në “Miss America 2017” si përfaqësuese e Kalifornisë.

Leila Kraja nuk është rasti i vajzave që është futur rastësisht në modeling. Më herët, kur ishte 18 vjeçe, ajo realizoi disa sete fotografike dhe u bë pjesë e konkurseve të bukurisë.

Ajo është diplomuar për biznes ndërkombëtar dhe të ardhmen e saj e sheh në këtë fushë, por thotë se nuk heq dorë as nga modelingu, pas eksperiencës 5- vjeçare, ajo e konsideron si punë të dytë.

Mjafton të shikoni fotot me poshtë ose në faqën e saj zyrtare në instagram dhe të shikoni se sa seksi duket kjo modele. /inTV/Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login