Kryetari i FRPD dega 7 Halit Valtri: Jemi ne prag te diktatures

Nga – Halit Valteri

Cdo dite vetvrasje, krim ne familje , familje qe ndahen, femije qe degdisen sa njeri prind te tjetri , prinder qe ushqejne femijet me lotet e pamundesise per ti shkolluar,edukuar dhe ushqyer.
Ne 4 vite keq qeverisje dhe zhvatje Shqipetaret u varferuan deri ne palce, prodhimet buqesore u kalben neper ara ,lulezoi kanabisi dhe oligarket te lidhur ngushte me pushtetin 10 fishuan pasurite e tyre.
Opozita e paraljmereoi popullin me ze dhe me figure duke denoncuar rastet ne fjale por sic citonte dikure Migjeni “Kafshate qe skaperdiehet asht or vlla mjerimi ” dhe keshtu ndodhi mjerimi qe pllakosi shqiptaret ne 4 vite i detyroi te shesin dinjitetin qofte dhe per nje thes miell, qofte dhe per nje pako me ushqime apo dhe nje pale xhinse, dhe me milionat e kanabisit keto shuma jane te paperfillshme, pasi zagaret e Rames u shperndane si hajna ne 4 anet dhe me thaset e mbushut plot blene gjithcka, pa dallim feje krahine dhe binjeje, kishin blere aq shume saqe habiteshin nga rezultati kishin blere dhe te majte me ate rast.
Sot shqetsimi kryesor eshte papunesia, kjo sjell dhe numrin me te larte te azil kerkuesve ne europe,ose te personave qe perfshihen ne grupet kriminale, skamja te shtyn drejt krimit dhe kjo eshte e provuar, prandja vjen lajmi i keq qe Hollanda kerkon nderprerjen e levizjes se lire ne zonen Shengen, nje arritje e Qeverise Berisha, ku Shqiptaret zgjidhen zinxhiret e vizave readhet e gjata strapacimet dhe kalvarin e gjate te shpenzimeve per te siguruar nje vize, sot kjo eshte drejt shkerrmoqjes,
“Skeni pare gje akoma” po po akoma skemi pare asgje dhe skemi degjuar akoma cdo te degjojme ne degradimin e ketij shteti te drejtuar nga kriminele ne qelite e burgjeve, te cilet vendosin drejtues ne administrate ose dhe me keq akoma nderhyjne ne listat per deputet, dhe sot populli yne i mjere vuan ne shpatulla pasojat e thesit te miellit.
Cdo popull meriton qeverisjen e tij, por ky i joni meriton me keq akoma, meriton izolimin total, meriton te haje edhe bare dhe perendimit tmos i shtrije doren.
Diktatura po instalohet ka vetem 2 rruge ose te cohemi ta crrenjosim sa nuk eshte vone ose te largohemi sa me pare nga ky vend i mallkuar

You must be logged in to post a comment Login