Jane ulur malet e janë ngritur halet

Nga – Senada Demushi

Eshte e tmerrshme te mendoj se ku po rris dy vajza ! Me kap paniku sa here qe mendoj se kur vajzat e mia do rriten une s’do jem me kaq e re e me kaq energji per ti mbrojtur ato ! Po pse kam vetem kete ndjenjen e mbrojtjes !? Ne vend qe te mendoj ato te shkojne ne SHKOLLE e te studiojne e te behen dikushi . Sepse se kemi kete luks ! Jetojmë ne Shqiperi “mor plak “,ne vendin ku vritesh per nje karikues telefoni ! Te lindesh e te rrisesh me sakrifica nje djale e te t’a mbysin si pa gjë hic,si nje pulë ne kotec kur duam t’a hamë! Kjo eshte e tmerrshme ! Sepse bashke me djalin vdes gjithe familja ! A ka jete me per ata prinder !? Cfare jete ka?! Janë ulur malet e janë ngritur halet o njerez! Ka shpetuar situata nga duart e vetem hapim sytë e trembur e bejme “Uaaaa”” !! “Moooos”

Edhe sa te rinj më do vriten e do vetëvriten nga një kujdes i pamjaftueshem i partneritetit prind-mësues ne rritjen e femijeve ! Per cfare dreqin jeni bere prind e per cfare dreqin i pranoni ato leke rroge kur s’jeni te aftë ! Cfare moster-brezi po rritet kështu !? Cilët janë meshkujt që do të trokasin ne porten time per te me kerkuar vajzen time !? Keta!!!!!???
Keta klyshë njerezish qe vranë djalin e botes per nje karikues !!!??? Mos e thente Zoti !
Na tmerruat o njerez ! Mos e leshojme veten keshtu ne duar te qoftëlargut ! Zoti vendostë drejtesi per kete engjell qe vdiq ne kulmin e moshes. Ngushëllime familjes !!! Jemi te gjithe shume keq !

You must be logged in to post a comment Login