“Jam shqiptare”, kjo vajzë patriote ka tmerruar të gjithë Serbinë

Vajza bukuroshe që shikoni në galerinë më sipër është Amina Nurovic dhe është një qytetare e Sanxhakut.

Ajo ka deklaruar haptas që është shqiptare por pa mohuar se të deklarosh këtëë gje nuk është aspak e lehtë.

Ajo ka shkruar se nuk do të dorëzohet dhe do të bëjë çmos që Sanxhakun t’ia kthejë kombit të vet.

“Nuk është faji im, shqiptarë të dashur, që jetoj nën Serbi dhe që më kanë asimiliuar në një kombësi thetër.

Unë nuk e kam ditë të vertetën tonë, deri para pesë vitesh, por sot e di dhe jam krenare për atë çka jam unë, atë çka ishte gjyshi im.

Ju , disa individë, sa të doni më mendoni akoma si boshnjake , shkinē nga Serbia… etj, por unë prap se prap , shqiptarinë time do e mbaj në zemër dhe e kultivoj.

Unë edhe më tutje do të luftoj për ta rikthyer Sanxhakun në kombin e vetëm , të vertet. Lehtë e kanë disa Sanxhaklinjë që jetojnë në Gjermani me Shqiptarët tonë, të deklarohen Shqiptarë, por ejani, ejani ju në Sanxhak, këtu, dhe thuajeni dhe mbajeni, atë që unë e deklaroj qe pesë vite pa ndarë, nuk do të mund ta mbani as një muaj, e di”-ka shkruar ajo. /albeu.com/

You must be logged in to post a comment Login