Gjeografi i njohur arab, që përshkruajti viset e Shqipërisë…

Një grup gjeografësh arabë. Arabët konsiderohen si gjeografët më të mirë të mesjetës.

Muhammed al-Idrisi (1099-1166) ishte një gjeograf i famshëm arab dhe padyshim gjeografi më i vlerësuar i Epokës së Artë Islamike. Ai ka lindur në Ceuta në Afrikën e Veriut dhe thuhet se ka studiuar në Kordoba, si dhe ka udhëtuar gjerësisht në të gjithë Andaluzinë dhe Afrikën e Veriut.

Për arsye të cilat janë të paqarta, ai u vendos në oborrin e Mbretit Roxher II të Sicilisë (1105-1154). Al-Idrisi hartoi në 1154 një libër gjeografie mjaft të njohur për historinë botërore në nder të mbretit Roxher II aie quajti librin e tij, Tabula Roxherina (Harta e Roxherit).

Muhamed al-Idrisi, autori i njërës prej veprave të para gjeografike, Tabula Roxherina.

Kjo vepër është e ndarë në shtatë zona klimatike dhe pasqyronte njohuritë e kohës për Mesdheun dhe Europën. Ajo u përfundua në vitin 1154 dhe jep disa informata të dobishme për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Tabula Roxherina, e vizatuar nga al-Idrisi, ishte harta më e avancuar e kohës.

Trojet shqiptare i përfshin nën emërtimin “Rumania”, vendi i Romejve (Bizantinëve). Jep dy vargmale që zbresin nga veriu në jug: “Mali i Lezhës” (Lesu) dhe ai i Tamurasë (Tomorri) që arrin deri në Vlorë (Abluna); tre lumejtë kryesorë “Istrim” (Drin), “Dabuli” (Devolli), “Biusa” (Vjosa).

Për Butrintin ai shkruan: “Qytet i pasur i populluar dhe i pajisur me shumë hambarë. Qytetet janë rreshtuar në drejtim veri-jug gjatë bregdetit., që nga Antibara (Tivar), në Dulcino, Lesu, Duras, Abluna, Kania, Himara.

Prej bregdetit shqiptar nisen rrugët kryesore transversale ballkanike: nga Durrësi ajo që nëpër “Batarla” (Petrela) çon në Ohër, Bitola (Manastir) dhe prej andej në Solun (Selanik); në Ohër ndahet dega që nëpër qytetin “Bulug” (Polog) çon në “Uskufi” (Shkupi) e për në Danub.

Prej Ablunës niset rruga për “Adrinubul” (Dropull) që çon në Janinë,Kostur e viset e brendshme.”

Të dhënat e Al-Idrisit na njoftojnë se trevat shqiptare përshkoheshin që herët nga një rrjet nga një rrjet rrugësh komunikacioni dhe se vendi merrte pjesë në shkëmbime ndërkombëtare.

Hartat e Ballkanit, nga al-Idrisi.

Referenca: “Atlasi mesjetar i botës”, A. F. Humbold

You must be logged in to post a comment Login