Fotolajm/ Vazhdon përplasja e tifozëve me Federatën, ja parrullat në kantierin e stadiumit të ri

Marrëdhëniet e tensionuara të FSHF-së me tifozët e futbollit nuk janë një sekret, dhe diçka e tillë tregohet shpesh nga veprimet protestuese të këtyre të fundit.

Të pakënaqur jo vetëm me garën që organizohet në kampionatet vendase, por edhe me menaxhimin e biletave në ndeshjet e rëndësishme të kombëtares shqiptare, tifozët i kanë lënë një mesazh Federatës në rrethimin e kantierit ku po ndërtohet stadiumi i ri “Arena Kombëtare”.

“F$HF = MAFIA” shkruhet në mbi rrethimin e kantierit, në pozicionin ku do të ndërtohet tribuna kryesore e stadiumit.

You must be logged in to post a comment Login