Forbes / Klasifikimi i plazheve më të bukura në botë

Nga Tulum në Meksikë tek Whitehaven Beach në Australi, nga Karaibet tek Seychelles, revista amerikane Forbes ka bërë klasifikimin e destinacioneve më të mira ku mund të ëndërroni pranë detit. Dhe për këtë u ka kërkuar ndihmë blogger-ëve dhe fotografëve më në zë.

“Cilat janë kriteret që e bëjnë një plazh një ndër më të bukurit në botë?” – pyet Laura Begley Bloom, gazetarja e Forbes.

Natyrisht, disa kritere vlerësimi janë objektivë: uji i kristaltë dhe rëra e artë. Megjithatë jo të gjithë kërkojë të njëjtat gjëra në një plazh. Ka nga ata që duan një izolim total, të tjerë janë në kërkim të kënaqësisë së pakufi në shoqëri; ka nga ata që duan plazhe të virgjër dhe vështirësisht të arritshëm, të tjerë që kërkojnë komoditetin për çdo nevojë.

Me pak fjalë, sipas Forbes, “bukuria është në sytë e atij që e sheh”. Për këtë klasifikim, revista e famshme amerikane u ka kërkuar ndihmë fotografëve dhe instagrammers të specializuar në peizazhe detare.

Tulum Meksike

Tulum, Meksikë
“Është një përzierje e përsosur mes luksit dhe aventurës”, Tulum me plazhet e saj të bardha dhe ujin e kristalë, është destinacioni numër një sipas Forbes – që ka ndjekur këshillën e fotografes Laura Austin, e pasionuar pas këtij vendi meksikan.

 

Peter Island 2

Peter Island, Ishujt Virgjinë Britanikë
Është një parajsë e vërtetë, ideale për një udhëtim muaj mjalti si në ëndërr – ky ishull-resort në ishujt Virgjin. Sugjerimi si plazhi më i bukur në botë vjen për Forbes nga instagrammer Sarah Greaves-Gabbadon.

 

Boracay

Boracay White Beach, Filipine
Një plazh me një natyrë të paprekur dhe rërë të bardhë, i rrethuar nga restorante dhe bare bashkëkohorë. Kjo e bën destinacionin më të mirë për Melissa Hie, instagrammer për ushqime dhe udhëtime, me shumë ndjekës në profilin e saj.

 

Whitehaven

Whitehaven beach, Australi
Këta shtatë kilometra me rërë të bardhë që shtrihen në East Coast australiane janë padyshim një ndër parajsat tokësore më të vlerësuara në botë. Sugjerimi për klasifikimin e Forbes vjen nga instagrammer Lauren Bath.

 

six Senses

Six Senses Zil Pasyon, Seychelles
Sipas Ashley Graham, lidere e lëvizjes Body positivity në ishullin e Félicité mund të gjeni më të mirën e Seychelles.

 

Sugar Beach

Sugar Beach, St. Lucia
Në arkipelagun e Lesser Antilles, në zemër të detit të Karaibeve, gjendet ky ishull, simboli i të cilit është Pitons, dy male që shfaqen në flamurin e këtij shteti. Sipas fotografes dhe blogger-es Erica Choi, këtu gjendet plazhi më i bukur në botë.

 

Blue lagoon

Blue Lagoon, Turqi
I famshëm për tonalitetin e ngjyrës së ujit, plazhi i Ölüdeniz është një ndër më të fotografuarit në Mesdhe. Kjo është arsyeja se pse instagrammer Jennifer Tuffen e ka zgjedhur për klasifikimin e Forbes.

 

South Beach Majami

South Beach, Majami
Për Tara Whiteman, një dizajnere dhe një zë i fuqishëm në rrjetet sociale, Majami mbetet destinacioni i preferuar.

 

Butterfly Beach Santa Barbara

Butterfly Beach, Santa Barbara
Një plazh i qetë, ideal për një piknik është ai i zgjedhur nga Alyssa Campanella Coombs, editore udhëtimesh për The A List dhe ish-Miss Amerika.

 

Imsouane-Marok

Imsouane Plage, Marok
I cilësuar nga vendasit si “plazhi magjik”, Imsouane Plage në Marok është një plazh i virgjër, me valët e përsosura për të bërë sërf. Këto janë dy arsyet pse fotografja ambientaliste Meg Haywood Sullivan e ka sugjeruar këtë plazh për klasifikimin e Forbes.

 

Steps Beach

Steps Beach, Nantucket
Në Massachussetts gjenden plazhe të mrekullueshme, të cilat mund të arrihen në një shëtitje me biçikletë. Steps Beach është plazhi më i bukur për blogger-en Carly Heitlinger.

 

curtain-bluff

Curtain Bluff, Antigua
Natyra e paprekur është çfarë e ka magjepsur më shumë Krystal Bick, themeluese e një ndër blogjeve më të ndjekur This Time Tomorrow.

 

St Ives_John Such

St. Ives, Cornwall
Vjen pak si surprizë në klasifikimin e Forbes ky ishull i bukur i Cornwall, i zgjedhur nga bloggerja e udhëtimeve Daniela Stallinger, themeluese e revistës Bearleader Chronicle.

 

OceanHouse3

Ocean House Beach, Rhode Island
I përsosur për një shëtitje nëse ndodheni në Manhatan, ky është plazhi i zgjedhur nga Andrea Pion i blogut A slice of Pi.

 

Ocho Rios

Ocho Rios, Xhamajkë
As televizori, radio apo telefonat nuk e shqetësojnë natyrën e virgjër të kësaj parajse në Xhamajka, zgjedhur për Forbes nga Meagan Cignoli, drejtuese kreative në Visual Country.

 

Dorado Beach Puerto Riko

Dorado Beach, Puerto Riko
Për gjithë ata që e duan natyrën dhe zhytjet – Dorado Beach në Puerto Riko është sugjerimi që vjen nga gazetarja e udhëtimeve Lesley Murphy.

 

Cala-Goloritze

Cala Goloritzé, Sardenja
Cala Goloritzé në Sardenja është zgjedhur nga Sophie Hellyer, e pasionuar pas sërfit.

 

HalfMoonBay

Half Moon Bay, California
Vetëm 30 minuta larg San Franciskos – ky plazh – sipas ekspertes së udhëtimeve luksoze Christina Vidal – themeluese e blogut JetsetChristina – është në gjendje të ndalë kohën.

 

Playa Redondo Lime

Playa Redondo, Lima
Sipas ekspertes së udhëtimeve Stacie Flinner, ky plazh mund të përmbushë nevojat e çdo turisti – si për ata që duan të pushojnë për disa orë në qetësi, si për sërfistët më aventurierë.

 

Cayo_Costa_State_Park

Cayo Costa, Florida
Një park natyror i cili mund të arrihet vetëm nga deti – kjo është zgjedhja e Susan Portnoy, blogger-e e The Insatiable Traveler.

 

Malibu Kaliforni

Malibu, Kaliforni
Është ndoshta plazhi më i famshëm në botë, ai i zgjedhur nga fotografia Laura Austin, ideal për t’u arratisur për disa orë nga qyteti.

 

Noosa Australi

Noosa Beach, Australi
Ky plazh në Queensland, zgjedhur nga Instagrammer Melissa Hie, është i përsosur për të bërë sërf por është dhe një destinacion fantastik për gjithë ata që pëlqejnë jetën mondane. Noosa Beach është vetëm një hap larg Noosa National Park.

 

Astoria_Oregon

Astoria, Oregon
Jo vetëm det, në këtë qytet me një histori të pasur – ky është një destinacion jo i zakontë i propozuar për klasifikimin e Forbes nga Daniela Stallinger.

 

HorseshoeBay

Horseshoe Bay, Bermuda
Një parajsë në Tokë, zgjedhur nga instagrammer Carly Heitlinger, pasi është më pak se dy orë me avion nga Nju Jork.

 

Sayulita-mexico

Sayulita, Meksikë
“Motra e vogël, por më misterioze e Tulum” – kështu e përshkruan Laura Austin, plazhin e Sayulita në Meksikë.

 

Santa Cruz Kaliforni

Santa Cruz, Kaliforni
Një tjetër sugjerim nga Daniela Stallinger në këtë klasifikim të revistës Forbes është plazhi Santa Cruz, një destinacion që duhet të vizitohet patjetër për gjithë ata që pëlqejnë sërfin.

 

Byron-Bay

Byron Bay, Australi
Një tjetër destinacion për gjithë ata që pëlqejnë sërfin, por edhe një plazh mjaft i gjallë që në mëngjes, ku njerëzit bëjnë vrap ndoshta të shoqëruar edhe nga qentë e tyre. Ky destinacion australian është zgjedhur nga Krystal Bick.

 

Burimi: Corriere della Sera

You must be logged in to post a comment Login