Çiklisti kosovar humb garën në evropian për arsye të pazakontë

Kur çiklistët e shteteve të ndryshme të Evropës kishin përfunduar gati gjysmën e garës prej 160.8 kilometrash në Kampionatin Evropian për grupmoshën U-23, çiklisti i Kosovës, Luan Haliti, u paraqit në vendin ku është dashur të niste garimin.

Ai u paraqit me vonesë dhe për shkak të vonesës e humbi të drejtën e garimit në Kampionatin Evropian U-23 të mbajtur nga 2 deri më 6 gusht në Herning të Danimarkës, shkruan sot Koha Ditore.

Gara në distancën 160.8 kilometra, ku duhej të paraqitej edhe çiklisti Haliti, u zhvillua më 5 gusht. Nga Federata e Çiklizmit e Kosovës (FÇK) nuk kanë njoftuar se çka i ka ndodhur çiklistit kosovar.

You must be logged in to post a comment Login