Ngritet një mural me elemente kombëtare shqiptare në sheshin ”Skënderbej” në Shkup (Foto)

Sheshi i shumëpërfolur i Shkupit – Skënderbej, si duket po merr formën e duhur. Murali i përgatitur është mjaft domethënës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga njëri cep i muralit është Nënë Tereza me një fëmijë në dorë, kurse në cepin tjetër janë figurat e rëndësishme të Lidhjes së Prizrenit.

Në mes gjendet heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu duke bërë bashkimin e krekrëve të principatave shqiptare, pas të cilëve është një flamur gjigant shqiptar.

Bie në sy prania edhe e disa portreteve të UÇK-së, si edhe një flamur tjetër shqiptar, në formë dielli, dhe me shqiponjën në mes./Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login