Krijoni parfumin tuaj dhe shmangni efektet negative për shëndetin

Parfumet sintetike janë të lidhura me kancerin, dëmtimin e veshkave, astmën dhe dhimbjet e kokës. Në fund të viteve shtatëdhjetë dhe fillim të viteve tetëdhjetë, parfumet bëheshin nga lulet dhe bimët, ndërsa sot përbërja e tyre është 95 deri në 100% nga aromat sintetike, transmeton koha.net.

Termi “aromë” është në listën e përbërësve kozmetikë, i cili zakonisht e përfaqëson një përzierje komplekse të dhjetëra kimikateve. Sipas hulumtimeve, sot ekzistojnë më shumë se 5.000 aroma kimike të cilat përdoren në preparatet e ndryshme.

Si ta bëni një parfum natyror me disa përbërës të thjeshtë.

Përbërësit

12 deri në 20 pika të vajrave esenciale si kedri, vanilja, vetiveri, ylang ylang dhe dru sandali

1 lugë e vogël ekstrakt vanilje (opsionale)

25 deri në 30 pika të vajit të trëndafilit, livandos, kamomilit dhe barbarozës

12 deri 15 pika vaj esencial të bergamotit, portokallit të egër dhe nerolit

120 ml të alkoolit

Përgatitja

Përzieni të gjithë vajin në një shishe jotransparente, mbylleni atë dhe lëreni të qëndrojë për disa ditë në mënyrë që aromat të përzihen. Pastaj shtoni alkool, përzieni dhe derdheni në shishen tuaj të preferuar.

Lëreni në një vend të ftohtë dhe të errët të qëndrojë për të paktën një muaj. Kështu alkooli do të zhduket paksa, gjë që do ta intensifikojë erën.

You must be logged in to post a comment Login