Edi Rama tregon se kujt i ngjan Zaho

Kryeministri Edi Rama ka treguar më në fund arsyen se pse kurrë nuke ka bërë publike fytyrën e djalit të tij të vogël Zahos dhe gjithashtu ka treguar edhe se kujt i ngjan i vogli i familjes Rama.

“Mediat në botë (jo ato të kazanit) edhe në rast se fotografojnë fëmijët e mbulojnë fytyrën e tyre. Mund të them se Zaho është një përzierje e të dyve, e imja dhe e Lindës”.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka folur edhe për marrëdhënien e djemve tij, Gregori dhe Zaho, me nënën e tij, Anetën. “Gjyshet janë të prirura t’i përkëdhelin të vegjlit dhe t’i kritikojnë të mëdhenjtë. Por Aneta është udhëkryqi që takon gjithnjë Zahon dhe Gregorin”,- ka thënë Rama.

Ndërsa për sa i përket marrëdhënies me bashkëshorten e tij, Lindën, Rama ka thënë se ajo mbetet gjysma e tij shumë më e mirë

You must be logged in to post a comment Login