Shqiptari, prijës i projekteve të NATO-s

Tanush Shaska ose siç shkencëtarët e njohin Tony Shaska, është matematicieni “24 karatësh” nga Vlora i cili bëri doktoraturën në Universitetin e Floridës për Matematikë e që sot është prijësi i projekteve komplekse matematikore të NATO-s.

Lista e publikimeve të Prof. Shaska është e pafundme, kompleksiteti i temave të fushës së tij kërkimore është i rendit të lartë aq sa pa frikë mund të themi se kemi të bëjmë vërtet me të birin e Riemmanit. Profesor Toni është themeluesi i Revistës Matematikore Shqiptare (Albanian Journal of Mathematics) nëpërmjet të cilës synon të organizojë mendjet më të mira të matematikës shqiptare. Është fitues i dhjetra granteve të akorduara nga NATO dhe institute të tjera nga mbarë bota me vlerë qindra mijëra euro.

Kjo mendje e ndritur, pasuri intelektuale e Vlorës dhe e gjithë Shqipërisë do të kalonte si një shkëndijë në krye të Universitet të Vlorës ku si rektor u përpoq me mish e me shpirt ta bënte UV një pol të vërtetë të kërkimit shkencor, ta akreditonte, t’i jepte emër e ta rreshtonte përbri të mëdhenjve ndërkombëtarë, ta shkëpuste nga ndikimet deskrutive, me pak fjalë, ta shndërronte Universitetin e Vlorës në një vend nga i cili më në fund Shqipëria prodhonte shkencëtarë.

Një rrokullisje e mbrapshtë e gjërave do t’ia ndalte hovin profesorit për shkakun e vetëm se idetë e tij nuk rezononin me ata që kishte përreth e përsipër në funksionin që ushtronte. Në një intervistë të shkurtër për Zërin e Amerikës në 2008 ai shpreh kritikat e tij për sistemin arsimor në Shqipëri dhe paraqet rrugëzgjidhjet e mundshme.

Kritizerët e zellshëm do të gjenin mënyrën që t’i kundërviheshin kur Prof. Shaska për arsye të pastra logjike propozoi që universitetit t’i ndryshohej emri nga Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës të bëhej Universiteti i Vlorës.

Ja se si shprehej ai asokohe kur kjo çështje e thjeshtë konvencioni u kthye në debat kombëtar:

Ne mbremjen e dates 27 Korrik 2008, ne mbledhjen e radhes se Senatit te Universitetit “Ismail Qemali” te Vlores, si kryetar i Senatit propozova ndryshimin e emrit te Universitetit nga ‘Universiteti Ismail Qemali i Vlores” ne “Universiteti i Vlores”.  Senati aprovoi kete propozim me nje votim 8 pro nga 14 te pranishem.

Dua te sqaroj se Senati nuk ka te drejte te ndryshoje emrin e universitetit, por vetem propozon diçka te tille. Emri i universiteteve ndryshohet vetem me vendim te qeverise. Gjithashtu, eshte e nevojshme te theksoj se isha i pregatitur per nje reagim te ashper nga opinioni ne Vlore dhe tejembane trojeve shqiptare. Kjo per vete faktin se figura e Ismail Qemalit dhe vepra e tij patriotike eshte madhore dhe e padiskutueshme ne historine e kombit shqiptar.  Eshte e rendesishme te kihet parasysh se pergjegjesia morale mbi kete veprim bie plotesisht mbi mua si kryetar i senatit dhe Rektor i Universitetit Ismail Qemali te Vlores.

Universiteti i Vlores nuk eshte as prone imja dhe as e Senatit. Universiteti i Vlores nuk i perket vetem Vlores, por po merr permasat e nje prej universiteteve me te rendesishme te gjithe trojeve shqiptare. Per kete me te drejte ky debat ka marre nje karakter kombetar dhe po diskutohet me shume interes ne gjithe mediat kombetare. Une e mirepres nje diskutim te tille mbarekombetar. Ne te njejten kohe, Universiteti “Ismail Qemali” i Vlores po merr nje karakter gjithmone e me shume nderkombetar. Vetem kete vit ne kemi me qindra kerkesa per studime nga vende si Kina, India, Bangladeshi, Pakistani, vendet e Lindjes se Mesme etj. Ne keto kushte, permiresimi i imazhit te Universitetit eshte synimi yne kryesor. Duke pasur parasysh kete, une ende mendoj se “Universiteti i Vlores” eshte shume here me i marketueshem se sa “Universiteti Ismail Qemali”.  Emrat e shkurter jane shume me efektive se sa emrat e gjate. Une dua t’ju sjell si shembuj se universitete si  “Oxford University”, “Cambridge University”, “University of Michigan”, “University of Florida”, “University of California at Berkeley”, “University  of California at Los Angeles”, etj sot njihen vetem me emrat Oxford, Cambridge, UM, UF, Berkeley, UCLA,  etj.

Se dyti, figura dhe vepra e Ismail Qemalit nuk nenvleresohet nga fakti ne se nje universitet ka ose jo emrin e tij. Ndoshta ne do te benim me shume per figuren e Ismail Qemalit sikur te siguronim disa fonde qe disa prej studiuesve tane qe po studiojne figuren e tij te financohen nga shteti dhe universitetet. Ismail Qemali eshte themeluesi i shtetit shqiptar, por nuk ka ende asnje bust te tij ne kryeqytetin e Shqiperise. Se treti, mendoj se vete Ismail Qemali do te ishte teper i lumtur qe  Vlora te dilte ne plan te pare dhe jo Ismail Qemali.

Ne duhet te dalim jashte mentalitetit ballkanas dhe patriotizmit te fjaleve. Nuk eshte e thene qe ata qe bertasin shume e duan me shume se ne te tjeret Ismail Qemalin. Patriotizmi me i mire eshte puna dhe perkushtimi qe universitetet tona te ecin sa me perpara.

Une jam i hapur per idene qe kjo ceshtje te diskutohet ne Vlore e me gjere. Ndoshta nje vote midis gjithe studenteve dhe pedagogeve te Universitetit do ishte nje zgjidhje e pranueshme.

Ne te njejten kohe une dua te terheq vemendjen e gjithe opinionit ne Vlore dhe mbare Shqiperine se Universiteti yne ka probleme shume te mprehta. Ne jemi universiteti me kushtet me te keqia te infrastuktures ne gjithe Shqiperine. Ne kuadrin e akreditimit te universiteteve nga agjensi te huaja akreditimesh Universiteti yne do te kete probleme te thella. Ne kemi nevoje per ndihme te menjehershme nga pushteti lokal ne Vlore, biznesi vlonjat dhe  qeveria per godina te reja dhe toke per nje kampus te ri. Keto jane nevoja urgjente qe rrezikojne ekzistencen e Universitetit ne Vlore dhe atehere nuk do te kishim as “Universiteti Ismail Qemali i Vlores” dhe as “Universitet i Vlores”.

Toni Shaska edhe pse tashmë larg Shqipërisë, profesor me kohë të plotë në Universitetin e Oaklandit, dhe shkencëtar i NATOs vijon të jetë i palodhur në punën e tij bashkë me matematicienët më të mirë, të rinj e të vjetër, që ka Shqipëria të japin kontributin e tyre në atë fushë që është simboli i majës më të epërme të mendimit njerëzor.

You must be logged in to post a comment Login