Filmi Shqiptar qe po cmend Turqit, ky film eshte me i shikuar te Shqiptaret ne Turqi ! (Video)

Kenan Gurgurovci, producent i këtij filmi njëherësh edhe aktori kryesor i filmit tha se mesazhi i këtij filmi është çështja e misionit të senatorit zviceran, Dick Marty, në Kosovë.“Jemi marrë më shumë me çështjen e Dick Martyt. Është normale që artistët bëjnë një punë shumë të madhe dhe nuk kanë frikë që të shprehin shqetësimin e tyre. Ne dëshirojmë që të ketë sa më shumë vizitorë dhe të shikohet filmi dhe ta shohin realitetin në Kosovë”, tha Gurgurovci.Kurse aktorja, e cila kishte rolin e nënës, Melisa Demiri, tregoi që rolin të cilën e ka pasur ka qenë ndiejna më e mirë.“Ky film është një mesazh shumë i mirë, dhe roli të cilin kam pasur është personazhi më i mirë. Nëna është ndiejna më e mirë, por normal edhe një ndiejnë shumë prekëse, sepse e ndien më afër se gjithçka”, ka thënë Demiri.Ky film u xhirua në Kosovë, Turqi dhe Amerikë, gjithashtu do të shfaqet nga sot deri më 5 nëntor të këtij viti me fillim nga ora 20:00 në kinemanë ABC në Prishtinë.

 

You must be logged in to post a comment Login