Shqiptarët e Amerikës mesazh Daçiqit: Kriminel, larg duart nga nëna jonë Medelin Ollbrajt

SHSHA në Çikago përgjigje në skenarët e njohur të Serbisë se masakra e Reçakut na qenkësh fabrikim i diplomacisë amerikane, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në vitet e rënda ,,të jesh apo mos të jesh,,dhe projekti vrastar dhe shfarosja e shqiptarëve në tokën e djegur të Kosovës,që e bëri me dy duart e tij kryekrimineli dhe kasapi i Ballkanit,Sllobodan Millosheviq në Beograd,aty afër në tryezën e tij me buzë në gaz i shikonte edhe pioneri i tij Ivica Daçiq,ministër i punëve të jashtme në kabinetin e A.Vuçiq.

Më këto të dhëna të kohës,SHSHA në Çikago,i jep këtë përgjigje fushatës serbe kundër ish-sekretares së shtetit amerikan, Medelin Ollbrajt dhe ekipit të saj që në kohën më të rëndë i dolën në krah të Kosovës dhe shpëtimin e shqiptarëve nga asgjësimi deri në substancë me përmasat e gjenocidit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Fushata e Serbisë në gazetën e njohur antishqiptare,,Politika,,të Beogradit që nga themelimi i saj në vitin 1909,nuk ka ndryshuar kursin

,,redaktorial,,kundër Kosovës dhe shqiptarëve me theks të veçpantë rreth siç e quan me ironinë serbe

,,të themelit të shtetit,,të Kosovës,

duke mos kursyer as ish diplomatët

dhe ushtarakët amerikanë,të cilët në vitin 1999 me ndihmën ushtarake

NATO e shpëtuan Kosovën dhe shqiptarët,për të marrë udhë liria,demokracia dhe pavarësia që ishte ëndërr shekullore e të gjithë brezave tash e dy shekuj,SHSHA i thotë Ivica Daçiq,se shqiptarët dhe Kosova asnjëherë që nga vitet 1844-1999,Serbinë dhe Jugosllavinë nuk e konsideruan shtetin e tyre,por si pushtues dhe ripushtues të tokës shqiptare.

Në diskurin e tij,,diplomatik,,me tone antishqiptare dhe kundër shtetit amerikan,Ivica Daçiq shkon aq larg sa për ish-sekretaren e shtetit,Medlin Ollbrajt,duke bërë lojë fjalësh të pamatura mirë se,,ende nuk e ka pranuar besimin Islam,,(sic!),kjo fjalë me dy teha që në një anë fyen shtetin e Kosovës dhe provokon Amerikën dhe administratën e presidentit Tramp, karshi rrugëtimit të saj shekullor për lirinë e besimit fetar dhe për të drejtat,liritë e njeriut në këtë vend-fidanishte e vlerave universale të demokracisë,në krah të popujve nëpër botë për liri dhe demokraci,në miqësi të përjetshme me shqiptarët dhe Kosovën.

Me këto të dhëna SHSHA ia përkujton ,,diplomatit serb,,Ivica Daçiq huqet e tij dhe sikur nuk e paskësh harruar testamentin e mentorit të tij të kryekriminelit Millosheviq,që me projektin e tij vrastar i përgjaku popujt joserb dhe bëri skenarët për tokën e djegur të Kosovës.

Në këtë fushatë të ditës,Ivica Daçiq,nuk e harron masakrën e Reçakut që e bënë forcat paramilitare,policore dhe ushtarake të Serbisë dhe me gjuhën e turpit para opinionit të Serbisë,ai thekson se kjo ngjarje,,është fabrikim,,nga qarqet e Amerikës të prirë nga V.Voker,diplomati R.Hollbrok, gjenerali dhe komandanti i NATO-s Vesli Klark dhe Medlin Olbrajt,këta ishin sipas tij,që e bombarduan Serbinë në vitin 1999,që shkon tutje me retorikën për të bërë,,Shqipërinë e Madhe,,(!).

SHSHA në Çikago në këtë përgjigje për Ivica Daçiq,thekson se në Reçak është bërë masakër deri në shkallë të gjenocidit nga ana e Serbisë vrastare dhe Amerika nuk ka fabrikuar asnjëherë skenarë politiko-ushtarak në Kosovë,por ajo me angazhimin e saj ka luajtur rolin e gardianit për shpëtimin e shqiptarëve dhe mos lejimi i projektit shekullor të Beogradit për tokën e djegur të Kosovës.Përkitazi me fushatën e këtyre ditëve që po vjen nga Beogradi përmes gazetës ,,Politika,,dorë e zgjatur e tërë regjimeve politike dhe ushtarake në Serbi,që kjo pjesë e Ballkanit e banuar me shqiptarët etnikë dhe në tokën e vet,të hiqen nga harta e Evropës dhe të shkoj në harresën historike të kohës,thonë shqiptaro-amerikanët në Çikago.

Për këto skandale diplomatike të Serbisë të dirigjuara nga pioneri i Sllobodan Milloshqviqit,Ivica Daçiq,do të ishte mirë që Ambasada Amerikan në Beograd të dalë me notën diplomatike për të kundërshtuar fuqishëm skenarët e njohur antishqiptare dhe kundër shtetit të Kosovës,që projektin e lirisë dhe të pavarësisë e bëri populli amerikanë dhe institucionet e shtetit në Ëashington në bashkëpunim me BE,thotë në këtë përgjigje të SHSHA-së në Çikago për ,,diplomatin serb,,Ivica Daçiq. (lNA)

You must be logged in to post a comment Login