Shqipëria nominohet për t’u përfshirë në trashëgiminë botërore të natyrës

Shqipëria është ne mesin e vendeve të përzgjedhura bashkë me Austrinë, Belgjikën, Bullgarinë, Kroacinë, Italinë, Rumaninë, Spanjën dhe Ukrahinën.

IUCN bën rekomandime nëse një vend duhet të jete në Listën e Trashëgimisë Botërore apo jo, si organi zyrtar këshillues për natyrën në Komitetin e Trashëgimisë Botërore.

Rekomandimet e IUCN do të jepen katër deri në  gjashtë javë përpara takimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i cili zhvillohet nga 2 deri më 12 korrik në Krakov të Polonisë.

Emërimet propozohen me mbishkrimin në Listën e Trashëgimisë Botërore nga shtetet palë që kanë ratifikuar Konventën e Trashëgimisë Botërore të vitit 1972 , një instrument unik i ruajtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Si organ këshillëdhënës për natyrën sipas Konventës, IUCN është përgjegjëse për vlerësimin e të gjitha nominimeve që përmbajnë kritere natyrore.

Procesi i vlerësimit ka përfshirë misionet në terren si dhe konsultimet në nivel ndërkombëtar, rajonal dhe lokal. IUCN u konsultua gjerësisht me ekspertë, të cilët kanë njohuri përkatëse të vendeve apo vlerave natyrore që ata përfaqësojnë.

Paneli i Trashëgimisë Botërore i IUCN-së është thelbësor për këtë proces. Ai mblidhet çdo vit për të ofruar këshilla teknike dhe shkencore për IUCN-në në punën e saj mbi Trashëgiminë Botërore, duke siguruar cilësinë më të lartë të rekomandimeve që i janë dhënë Komitetit të Trashëgimisë Botërore./Monitor

You must be logged in to post a comment Login