Sela: Sulmuesit në Kuvend janë të njohur për opinionin dhe janë figura politike dhe kryetarë partish

Kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ka theksuar se sulmuesit në Kuvend janë figura politike, të cilët inskenuan këtë për t’i shpëtuar krimit dhe korrupsionit. Ai këtë e theksoi pas dhënies së dëshmisë në Prokurorinë Publike Themelore lidhur me ngjarjet e dhunshme të 27 prillit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sulmuesit në Kuvend janë të njohur për opinionin dhe janë figura politike dhe kryetarë partish të cilët për shpëtuar nga krimin dhe korrupsioni që kanë bërë ndër vite janë gati për gjithçka. Nuk mundet që dikush vetëm se ka hedhur një gurë në gjykatë të dënohet me 3 vite burg e dikush që ka tentuar të vret të dënohet me kusht”, theksoi kreu i LR-PDSH-së.

Sipas TV21, Sela foli edhe për negociatat për qeverinë e re për të cilën tha se LR-PDSH-ja do ta votoj atë pa marrë parasysh resorët.

You must be logged in to post a comment Login