Sadiku transferohet te skuadra nga Liga e Kamionëve

Armando Sadiku, sulmuesi i Luganos, ka zgjuar interesimin e gjigantit zviceran, Basel

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku edhe në sezonin e ardhshëm mund të mbetet në Zvicër.

Anëtari i Luganos, ku është i huazuar nga Zurich, ka zgjuar interesimin e gjigantit zviceran, Basel, e cila është edhe zyrtarisht kampion i Zvicrës, shkruan Blick.ch, përcjell Express/

Sipas Blichk.ch, Baseli, ku luan edhe Taulant Xhaka, e shohin Sadikun si një përforcim të mirë për garat e Ligës së Kampionëve.

Sadiku në fund të këtij sezoni do të rikthehet te Zurich, me të cilin klub ka kontratë deri në vitin 2018.

Por, një ofertë e mirë nga Basel mund ta bind Zurichun që ta lirojë sulmuesin shqiptar. /Express/

You must be logged in to post a comment Login