Sa do të zgjasë çmenduria e motit? Ja kur largohen reshjet

Moti në muajin maj ka qënë i lagësht dhe me vranësira, ndërsa ditët me diell kanë qënë shumë të pakta. Dita e sotme do të jetë e gjitha me reshje të forta shiu, në të gjithë vendin. Gjatë ditës së nesërme moti do të jetë me vranësira dhe mund të ketë reshje të imta shiu, në zonat malore.

Ndërsa të shtunën pritet përsëri rikthimi i reshjeve të forta të shiut. Ndërkohë duke filluar nga dita e dielë, moti do të jetë i kthjellët dhe pa vranësira apo reshje shiu. Temperaturat do të jenë të larta dhe mund të themi se jemi në pranverë.

You must be logged in to post a comment Login