Rrëfimi i Joe DioGuard para shtetit amerikan për shqiptarët etnik në Maqedoni

Washingtoni sot do të flasë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni

 
LQSHA-Joe DioGuardi përsëri para shtetit amerikan në Washington do të shpalosë kronikën historike të shqiptarëve etnik në Maqedoni,që me ligjet kushtetuese tash e një shekull kanë mbetur në margjinat e kohës në pozitën e pakicës e jo shtetformues, njofton agjencia e lajmeve INA. 
Në këtë rrjedhë ata janë diskriminuar në pozitën shumëpalëshe dhe kjo gjendje është parë me sytë e botës demokratike dhe të shtetit amerikan në Washington,kur bandat kriminele të ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe të presidentit Gjorgje Ivanov
e përgjakën parlamentin në Shkup,duke rrahur për vdekje deputetin shqiptar (LR-PDSH)Ziadin Sela që konsiderohet se është rrahur i tërë populli shqiptar në hapësirën e vet etnike në Maqedoni.
Washingtoni zyrtar e ka parë nga afër këto pamje të shëmtuara nacionaliste dhe me vijat e trasha antishqiptare të kurdisura mirë në nëntokën politike maqedonase në Shkup,të dirigjuara nga qarqet e jashtme Ruso-Serbe.
 
LQSHA-Joe DioGuardi,ish kongresisti dhe me prejardhje shqiptare(me gjak arbëreshi)nuk e ndalë udhën e tij kombëtare shqiptare,që të qëndroj sa më afër popullit të tij shqiptar në trojet e veta etnike në Kosovë,Shqipëri
Maqedoni,Mal të Zi,Çamëri dhe në Luginën e Preshevës.Arbëreshi me miqtë amerikanë në Shtëpinë e Bardhë në Washington(Tom Lantos dhe Bob Dole)arritën që çështja e Kosovës të kaloj përmes Kongresit dhe Senatit,përmes miratimit të dëshmive,raporteve zyrtare nga terreni,të shkrimeve analitike,të fotografive për ngjarjet e dhunës serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë,u bë e mundur miratimi i Rezolutës historike në Kongresin Amerikan që i përcaktoj qartë projektin e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës.
Amerika ishte vendi i parë në botë që e njohu pavarësinë e shtetit të ri të Kosovës,këtu ishte programi kombëtar i LQSHA-Joe DioGuardi,që i hapi udhën presidentit Bush për të dhënë bekimin për Kosovën shtet i pavarur.Dhe,koha nuk ka të ndalur për kauzën e madhe kombëtare shqiptare në Ballkan.
Kjo pjesë e Evropës nuk do të ketë qetësi përderisa shqiptarët në Maqedoni ende e kanë statusin e pakicës dhe ligjet kushtetuese të pushetit maqedonas në Shkup,ende po sillën me metodën e vjetër të orëve komuniste se ,,Maqedonia është shtet (vetëm) i maqedonasve, dhe duke i lënë popullin shqiptar në rendin e dytë si pakicë kombëtare që ndaj tij me të gjitha metodat e anashkalimit në botën,,shkencore,historike dhe akademike,,në Shkup përmes ,,Enciklopedisë,,është fyer e denigruar aq shumë populli shqiptar saqë është thënë edhe kjo se ata,,paskëshin ardhur nga malet,për të zënë tokën e maqedonasve,,(sic!).Deri këtu ka mbërri gjendja me ligjet e këtij shteti,që pa barazinë e shqiptarëve nuk mund të ekzistojë as një ditë.
 
Washington sot do të flasë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni.Do të dëgjohet fjala dhe argumentet që nuk kush që mund të shembë për tokë,përderisa Amerika është në krah të popujve për të drejtat dhe liritë njerëzore në botë dhe projektuese për liri,demokraci,barazi të shqiptarëve në Maqedoni që ata me ligjet kushtetuese do të bëhen zot të vetvetes,për të sotmen dhe të ardhmen e tyre kombëtare shtetfformues dhe jo pakicë kombëtare.
Me këto tipare të njohura të vlerave universale të demokracisë,Maqedonia mund të bëhet pjesë e botës së lirë,që edhe vetë kur këto vlera i participojnë bashkërisht dy bashkësitë e të dy popujve shumicë maqedane dhe shqiptare,atëherë për këtë vend multietnik mund të hapën dyert për integrim në BE dhe NATO dhe në një miqësi më të mirë më Amerikën.
 
LQSHA-Joe DioGuardi bëri që Amerika të shpëtoj Kosovën dhe tashti ky vend mik i përjetshëm do të jetë në krah të zgjidhjes së çështjes shqiptare në Maqedoni dhe shqiptarët do të jenë faktorë të paqes dhe të integrimeve me popujt në BE dhe NATO.
 
Washingtoni sot do të flasë për shqiptarët në Maqedoni,pushteti aktual duhet të ecë nëpër tokë dhe të mendoj me mirë se pa barazinë kombëtare të shqiptarëve përmes ligjeve kushtetuese nuk ka mund të ekzistojë.Çdo vonesë dhe mbyllja e syve para problemit aktual do të sjellë në tovolinë opcionin e federalizimit ose të ndarjes së vendit sipas hartës etnike të vitit 1913.
 
Padrejtësitë historike të shqiptarëve tashti janë vënë në tovolinë të Kongresit dhe të Senatit Amerikan në Washington,
atëherë sot përsëri një zë vjen nga LQSHA-Joe DioGuardi se pa zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare në Maqedoni dhe në pjesët tjera etnike,nuk do të jetë e qetë Evropa.
 

Washingtoni sot e ka fjalën për shqiptarët në Ballkan.

/Skënder Karaçica/

You must be logged in to post a comment Login