Rama-Basha 2 orë takim, çfarë po ndodh në Pallatin e Kongreseve?

Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha prej orës 10 gjenden në një takim mbi modalitetet dhe teknalitetet e paktit anti-krizë.

Takimi nisi rreth orës 10:05, ku Rama ishte i shoqëruar nga Ëngjëll Agaçi, ndërsa lideri i opozitës nga Oerd Bylykbashi, shkruan GSH.

Mësohet se në ambientet pranë vendit ku po zhvillohet takimi i kanë vizituar deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, zëdhënësja e ish-
kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli, deputeti i PD-së, Kozma Dashi, demokratja Klodiana Shala, gazetari Frrok Çupi etj.

Në ambientet e takimit janë parë të hyjnë herë pas herë truprojat e Edi Ramës, por jo ata të Bashës.

You must be logged in to post a comment Login