“Pseudonimi shqiptari”, seriali që nguli para TV telespektatorin rus!

Nuk ndodh shpesh që shqiptarët të bëhen të famshëm në një vend të madh europian e aq më tepër në Rusi, vendin më të madh në botë. Por në aspektin artistik, duket se emri “shqiptar” në një periudhë të caktuar – jo larg momentit aktual – ka përbërë një tërheqje më vete për të veshur me ketë emër pseudonimin e personazhit të një seriali artistik të zhanrit “action”, shumë të ndjekur atje në vitet 2006-2012.

Nuk e di nëse ka qenë i ditur ky fakt, por mua ma solli si informacion një shqiptar që studion në Rusi, e që më bëri menjëherë të bëja ca gërmime fare minimale në web, rezultatet e të cilave më përkuan tërësisht me të dhënat që ai më dha. M’u duk interesante ta ndaja si informacion ndër shqiptarë, edhe pse seriali në fjalë, veç emrit , d.m.th. pseudonimit “shqiptar/i” (nga rusishtja: “albanec” ) nuk ka kurrfarë lidhjeje me Shqipërinë apo shqiptarët, shkruan sot Shqip.

Në fakt, skenari dhe të dhënat bazë sugjerojnë se nën pseudonimin “shqiptari” fshihet vetë personazhi kryesor, Viktori, një ish-agjent i epokës sovjetike, luajtur me mjeshtëri nga Aleksandr Dedjushko (Александр Дедюшко). Cilësitë profesioinale të tij do të bëhen shkas që jeta e tij “profesionale” të stërzgjatet, falë këmbënguljes së ish-kolegëve të tij, tashmë të riformatuar në epokën post-sovjetike, ku ndërthuren vrasjet dhe bizneset e pisëta, duke bërë që ai t’a kuptojë se tashmë me këtë riangazhim “profesional”, është vënë në pikëpyetje edhe vetë jeta e tij. Kasti aktorial më pas pasurohet edhe me figura të tjera të kinematografisë e botës TV moderne ruse.

You must be logged in to post a comment Login