PER ZONJEN BREGU!

Nga – Rigert Kapllani

Zonja Bregu, eshte e qarte fare qe ju aspironi lidershipin e PD-se. Une kete e kam nuhatur qe ketu e kohe me pare, madje dhe e kam thene hapur. Ne fakt aspirata juaj eshte legjitime, eshte kuptimi pse duam demokracine. Kush del kunder aspirates tuaj ne vetvete per te udhehequr PD-ne nuk e meriton titullin demokrat, por problemin me ju une e kam tjeterkund. Ju zonja Bregu akuzoni liderin Basha per iluzione dhe fantazi, se gjasme ai duke mos folur per program po cimenton Ramen me sundim. Pra ju thoni qe te flasim per si do i bejme mesimet ne fakuktet kur e dime se per ta fituar duhet te paguash leke. Zonje, me duhet te te qartesoj se mesa duket ende nuk e ke kuptuar.
Nuk jemi ne fushate, por ne qendrese.
Nuk jemi te premtimet, por te nevojat.
Nuk jemi te tam tamet e fitores, por te tam tamet e nje sistemi qe vjedh voten, blen voten dhe ndryshon vullnetin me leket e droges dhe korrupsionit.
Zonje, ne kemi halli e fshatit qe digjet ti hallin e leshit qe krihet. Po i rikthehem aspirates tuaj, per te qene lidere e PD-se. Cfare keni bere ju si deputete dhe anetare e kryesise ne keto 4 vite? Keni zbritur ju ne baze te takoni njerezit? Keni zbritur ju te denonconi korrupsionin apo fushat e droges? Keni zbritur ju krahe te hequrve nga administrata nga qeveria Rama padrejtesisht dhe ne kundershtim me ligjin?
Keni zbritur ju ne banesat e permbytura nga shiu ne dimer? Po te fermeret qe hedhin qindra tone molle, qepe ne Korce keni qene ndonjehere? Po per cmimin e naftes keni folur ndonjehere ju zonje? Cfare keni bere ju ne 4 vite vec udhetimeve jashte vendit ne zyrat e Euorpes me leket tona? Po ta shikosh Shqiperine nga Rinasi ne Tirane, me ndonje kthese te shkurter te vila panoramike ne Preze, normal qe Shqiperia te duket ne kushte normale dhe hyrja ne zgjedhje eshte detyre. Pra sic po te thosha une dhe demokratet e thjeshte hallin nuk e kemi me aspiraten tende per te udhehequr PD-ne, por me faktin qe ti keto 4 vite ke qene me rroge ndersa mijera familje demokratesh u hoqen nga puna.
Pra dje ishe ti Ministre, sot ti prape me rroge te majme, ndersa nga puna u hoqen demokratet e thjeshte, nga subvencionet ne bujqesi u perjashtuan qytetaret e thjeshte, nga ndihma ekonomike dolen njerezit pa krahe. Zonja Bregu, aspironi por dhe punoni. Mos i fusni shkopinj nen rrota liderit Basha, garo ne zgjedhje per Kryetare me te, fito po munde, por shkopinj jo…se nuk i shkojne nje zonje.

You must be logged in to post a comment Login