Monedha e Teutës “SΚΟΔRΙΝΩΝ” shkruan dhe flet pastër Shqip, SΚΟΔRΙΝΩΝ

  • Në këtë monedhë shohim imazhin e një anije ilire të quajtur “Liburnia”  si dhe imazhin e një gjarpri; si kulti i dytë më i madh në Illyria pas kultit të Diellit dhe Shqiponjës dykrenare”.

Mili Butka

Një monedhë kjo që i përket  qytetit Ilir të Shkodrës – kryeqyteti i mbretërisë së fisit ilir të Ardiaei, që nga mesi i shekullit të 3 pes.

Në këtë monedhë është shkruar emri i Shkodrës gjatë periudhës ilire dhe mbishkrimi: “SΚΟΔRΙΝΩΝ”  i  cili duket qartë se don të thotë: me shko / shkon dhe Drin emri lumit aty fare pranë + prapashtesa e njohur ilire “ΩΝ” … duke dhënë kështu emrin Skodrinon “shko Drin” Drin – rrjedha e lumit.

Në këtë monedhë shohim imazhin e një anije ilire të quajtur “Liburnia”  si dhe imazhin e një gjarpri; si kulti i dytë më i madh në Illyria pas kultit të Diellit dhe Shqiponjës dykrenare”.

Kjo monedhë argjendi i takon kohës së Mbretëreshës Teuta, dhe sigurisht që edhe shkrimi s’ka asnjë arsye apo provë bindëse të mos jetë Shqip, për dy arsye shumë të qarta:

E para në gjuhën dhe në shkrimet latine në asnje rast nuk ekziston dhe nuk e gjejmë të përdorur shkronjën  e Ω-(Omegës), e cila përfaqëson zanoret e zgjatura në fund të fjalëve, foljeve në përgjithesi të vetës së parë njëjës, por edhe  emërtimeve të ndryshme të njohura “iliro – joniane” emërtime këto të cilat përfundonin me dy ose më shumë zanore bashkë: SKODRIN(OO)N = SKODRIN(Ω)N

(Vini re edhe rastin e mësipërm si shkruhej; “fisi ilir Ardiaei = fisi Ardian”)

Veç kësaj tek shkrimet latine përveç shkronjës “Ω” e pa përdorur prej tyre tek ky mbishkrim gjejmë sërish edhe shkronjën tjeter “Δ” e cila nuk është latine, por thjeshtë një shkronjë e alfabetit të vjetër pellazgo-fenikase “Delta” – simbol i Diellit – Zeus.

Vërejtëm më sipër se kjo monedhë i përket  qytetit Ilir të Shkodrës – kryeqyteti i mbretërisë së parë të fisit ilir të Ardiaei, që nga mesi i shekullit të 3 pes.

Dhe arsyeja e dytë është se mbishkrimi pranohet zyrtarisht nga studiues të huaj, dhe albanologë, në enciklopedi botërore dhe Wikipedia, si mbishkrim i cili i përket fjalëve shqipe: “Shkon Drini”,  pa haruar se në atë kohë latinët dhe grekët e quajtën Shkodrën-Ilire edhe më qartë, madje më e sakta si: “Kodropolis” qyteti i kodrave “!!!   … psh: -{Kodrinë dhe S’kodrin/on; Forcë dhe S’forcë, pra: kemi të bëjmë me më të madhe se Kodrinë; Skodrinë, ashtu siç themi më shumë se: Forcë; S’forcë], etj. si këto.

A nuk do e kishin shkruar romakët në gjuhën e tyre “Kodropolis” dhe grekët: “Κοντρόπολης” kush i detyroi ata ta shkruanin Shqipen në gjuhën shqipe: SΚΟΔRΙΝΩΝ ???

Pra  kjo monedhë më të paktën, e shpije gjuhën e lashtë shqipe, të shkruar para 2300 vjetësh.

You must be logged in to post a comment Login