Mbyllet ‘Çadra e Lirisë’, nis qarkullimi i mjeteve në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Pas marrëveshjes Rama-Basha për zgjidhjen e ngërçit politik në vend ‘Çadra e Lirisë’ uli ‘flatratrat’ orët e para të mëngjesit të sotëm pas 90 ditësh qëndrese.

Basha mbajti një natë më parë ‘fjalimin e lamtumirës’, ndërkohë sot bulevardi i është kthyer normalitetit dhe është lejuar qarkullimin e mjeteve.

Çadra u ngrit më 18 shkurt përpara kryeministrisë ku prej 90 ditësh opozita protestoi për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por pas arritjes së marrëveshjes misioni i saj është përmbushur.

You must be logged in to post a comment Login