Majk publikon këngën e re “Katile” (VIDEO)

Ditën e djeshme reperi Majk ka publikuar këngën e tij më të re.

Ajo mban titullin “Katile” dhe është tipike e stilit të këngëtarit nga Kosova.

Tekstine ka bërë vetë Majk, ndërsa muzikën e kanë punuar Butrint Buçinca & Duja. Klipi është punuar nga Entermedia. Xhirimet janë bërë në Shqipëri, pikërisht në Sarandë.

Majk i cili prej kohësh përflitet se do të bëhet baba sepse ish e dashura e tij Majlinda është shtatzënë, ka premtuar se do të sjellë këtë verë edhe dy këngë të tjera.

You must be logged in to post a comment Login