Kupa e Maqedonisë/ Diskriminim ndaj shqiptarëve, “Ballistët” bojkotojnë finalen

Klubi i Shkëndijës ka përpara një problem tejet të madh. Ata do të duhet të luajnë në finalen e Kupës së Maqedonisë ndaj Pelisterit pa mbështetjen e zjarrtë të tifogrupit “Ballistët” pasi këta të fundit shpallën sot bojkotimin e kësaj ndeshjeje.

Ky vendim i “Ballistëve” vjen pasi Federata e Futbollit të Maqedonisë vendosi që të ndajë vetëm nga 300 bileta për tifozeritë e dy ekipeve finaliste, në një kohë që ndeshja do të luhet në stadiumin e Strumicës i cili ka kapacitet 6500 vendësh.

“Ballistët” e quajnë këtë vendim të FFM-së një diskriminim të dukshëm ndaj shqiptarëve, pasi sipas tyre gjithçka po bëhet që të vështirësohet sa më shumë rruga e Shkëndijës drejt mbrojtjes së trofeut të Kupës. Me anë të bojkotit, “Ballistët” i kujtojnë dhe klubit të tyre që duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur të drejtat e tifozëve.

Vendimi i numrit të biletave nga FFM-ja u mor pas një tjetër vendimi të diskutueshëm, atij të organizimit të finales në Strumicë dhe jo në Shkup, një qytet në lindje të Maqedonisë që e bën më të madhe gjatësinë e udhëtimit për tifozët tetovarë.

“Pas konsulltave të shumta me anëtarsinë e Ballistëve dhe mbledhjes së hapur që u mbajt sot, ju noftojmë që Ballistët nuk do të jemi pjesë e finales së kupës, në qoftë se nuk respektohen kriteret bazë të finaleve në kompeticione ndërkombëtare!

Rregull i caktuar nga UEFA dhe FIFA, është që në finalet e kompeticioneve ndërkombëtare, finalistëve ju takojnë nga 30% të biletave, ndërsa 40% tjetër nxirret në shitje për publikun neutral.

Në rastin tonë 30% është 1950 bileta, pasi që stadiumi i strumicës ka kapacitet prej 6500 ulësesh!

Ndërsa ffm në mënyrë përbuzëse, nënçmuese dhe duke i thyer ligjet e veta dhe të shtëpive të futbollit ku vetë aderon, na ndan VETËM 300 BILETA???!!!!!

SKANDAL DHE NONSENS I PAPARË!

Kjo në asnjë mënyrë nuk do tolerohet!

Me këmbëngulsi kërkojmë hisen që na takon dhe në qoftë se kryesia e Shkëndijës nuk reagon dhe i siguron numrin e biletave që i takojnë vetë klubit dhe neve, e themi me zemër të thyer se NUK DO JEMI PJESË E FINALES!

Nuk kemi lejuar dhe nuk do lejojmë që të nëpërkëmbet dinjiteti i Shqiptarëve, Shkëndijës apo Ballistëve!

Shqiptarët janë popull KRENAR DHE DINJITOZ!

Kryesia e Shkëndijës duhet ta kuptojë nje herë e përgjithmonë, se ffm-ja duhet të jetë në shërbim të klubeve, e jo e kundërta!”

You must be logged in to post a comment Login