Ivanoviq: Kemi gabuar me shqiptarët

Njëri nga liderët e serbëve të veriut të Kosovës, Oliver Ivanoviq ka thënë se diplomacia dhe politika e Serbisë vazhdimisht i ka nënçmuar shqiptarët, dhe sipas tij ky ishte gabimi më i madh historik.

“Ne kemi shumë paragjykime për shqiptarë, por në fakt nuk dimë shumë për ta. Për historinë e tyre, për kulturën, traditën dhe të tjerat”, ka thënë Ivanoviq, përcjell gazetametro.net

Sipas tij, politika serbe ka menduar se shqiptarët kanë qasje tradicionale dhe nuk mund të jetojnë me të tjerët, e këtu është bërë edhe gabimi, vlerëson Oliver Ivanoviq.

Tutje ai u shprh se dy etnitë edhe mund të jetojnë bashkë në një rrethanë të caktuar.

“Mendoj se serbët dhe shqiptarët mund të bashkëjetojnë vetëm kur gjendet interes i madh i përbashkët”, ka thënë Ivanoviq, duke shtuar se “realiteti i ri në Kosovë, çdo ditë e më shumë ka filluar të pranohet nga serbët. Sidomos nga ata serbë që jetojnë në Kosovë”. 

You must be logged in to post a comment Login