Interviste Z. Arten Hanku Konsull i pergjithshem i Republikes se Shqiperise ne Mynih

Per lidhje me te mira ekonomike e ura bashkepunimi ndermjet Gjermanise dhe Shqiperise

 

Interviste Z. Arten Hanku Konsull i pergjithshem i Republikes se Shqiperise ne Mynih.

 

Nga Fatbardha Aziri (Kondakciu)

Akredituar ne EPF Gjermani

 

Zoti Konsull, ne tetor te 2016 eshte hapur konsullata e pergjithshme e Shqiperise ne Republiken Federale Gjermane. Cili eshte juridiksioni juaj dhe cfare ofron kjo per shqiptaret ne Gjermani?

 

Si konsull i Shqiperise, kam ne rreth juridiksioni Bayern, Baden Württemberg, Saarland und Rheinland Pfalz. Kjo edhe per faktin e nje perqendrimi te madh qe kane shqiptaret ne Gjermani edhe posacerisht ne Bayern. Ky eshte nje investim i qeverise shqiptare, nje projekt i perbashket qe ka me qeverine e Republikes se Kosoves per te hapur konsullata te perbashketa ne disa vende te Europes per te pasur nje mundesi tjeter, per te marre sherbimet e konsullates pervec perfaqesise qe kemi ne Berlin. Qe prej 1 Majit 2017 ka hyre ne fuqi nje platforme qe quhet „Sherbimet konsullore online“. Eshte nje investim i qeverise shqiptare, i ministrise se puneve te jashtme, si projekt per tu ardhur ne ndihme qytetareve shqiptare qe do te kerkojne te marrin sherbime prane perfaqesive tona. Jane 46 sherbime qe do te ofrohen online nga keto per 23 prej tyre nuk do te jete nevoja te vijne personalisht ne sportelet e kosullates. Ne 13 prej tyre do te behet sherbimi online, por per efekt te nenshkrimit personi duhet te paraqitet ne konsullate.

 

Me lejoni te citoj nje thenie te Willy Brandt ne kohen kur gjermanite ishin te ndara: “ Per aq kohe sa jemi te ndare, ne nuk jemi nje komb“.

Mund ta themi kete dhe per Shqiperine e Kosoven?

 

Natyrisht ndarja e teritoreve shqiptare ka qene nje fatkeqsi per popullin shqiptar dhe aspirimi qe ka populli shqiptar per bashkim eshte nje aspirate qe eshte normale per cdo popull te botes. Po besoj se fitimi i pavarsise dhe njohja e Kosoves si shtet ishte nje korrigjim i nje gabimi historik qe u be duke e lene Kosoven jashte atdheut tone. Sot Kosova e pavarur eshte nje realitet historik dhe besoj se e ardhmja e te dy vendeve tona eshte ne drejtim te integrimit te bashkimit evropian. Te dyja vendet tona aspirojne te jene pjese dhe antare te bashkimit evropian.

 

„Nje komb, nje gjuhe“ cili eshte medimi juaj?

 

Nje nga prioritet tona qe ka dale dhe nga samiti i diaspores ne Tirane, eshte mesimi i gjuhes shqipe. Pak kohe me pare u mbajt kuvendi themelues i mesimit plotesues te gjuhes shqipe me pjesmarrjen e dy ministrave, ministrit te diaspores dhe ministrit te arsimit te Kosoves ku shoqatat shqiptare krijuan nje keshill per mesimin plotesues te gjuhes shqipe. Do te kete nje marreveshje bilaterale ndemjet Republikes se Shqiperise dhe asaj te kosoves per te promovuar sa me shume mesimin e gjuhes shqipe ne Bavari dhe ne Lande te tjera te Gjermanise.

 

Ne lidhje me tekstet, kjo eshte faza e dyte, ka nje standartizim te teksteve shkollore, ne baze te nje marreveshje ndermjet dy ministrive te arsimit, jo vetem te lendes se gjuhes, por dhe te lendeve te tjera. Keto do te jene te adaptueshme per femijet qe jetojne jashte kufijeve.

 

 

A eshte demokracia ne Shqiperi tashme e konsoliduar?


Demokracia ne Shqiperi eshte nje demokraci ne zhvillim. Natyrisht ne 25 vitet e fundit demokracia jone ka qene ne nje faze trasitore. Vete fakti qe jemi bere qe prej 2009 antare te Nato-s dhe jemi ne prag te hapjes se negociatave per tu bere antare te bashkimit evropian, tregon qe ka hapa progresiv ne drejtim te demokracise dhe natyrisht eshte nje demokraci qe eshte ne konsolidim e siper. Shpresojme qe te gjitha forcat politike dhe ato qe do te vijne ne pushtet sipas rotacionit politik do te punojne ne drejtimin progresiv te kesaj demokracie.

 

Cfare eshte ajo qe vleresoni me teper tek partite e forcat politike ne Shqiperi?

 

Dy forcat politike si PS apo PD kane dhene shume per progresin e vendit. PD ka meriten e sjelljes se demokracise ne Shqiperi. PS eshte nje force shume progresive e cila i ka dhene shume dmokracise ne Shqiperi. Po ashtu LSI e Ilir Meta si nje figure e rendesishme per te mbajtur nje balance ndermjet paleve. E ka treguar gjate historise se tij politike qe ka ditur te zgjidh situata, te bej bej marreveshje dhe te bashkejetoje me dy forcat politike. Prandaj mendoj qe eshte nje figure e spikatur qe do ti sherbeje vendit ne pozicionin e presidentit. Rotacioni politik eshte i rendesishem. Ne periudhat perkatese kur kane qene ne pushtet cdo parti ka kontribuar per cuarjen perpara te progresivitetit.

 

Cfare duhet te bej politika shqiptare, qe te rifitoj besimin e njerezve? A nuk mendoni qe politika e ka lodhur kete popull?

 

Eshte e vertete dhe kjo ka ardhur per faj te gjithe fakoreve politike qe kane luajtur ne Shqiperi. Po jam i bindur qe me reformat qe ka filluar qeveria ne drejtim te punesimit, vettingu qe do ti jap mundesi shoqerise shqiptare te pastrohet nga korrupsioni, reformat ne fushen e arsimit, shendetesi, jane baza per ti kthyer shpresen shqiptareve qe Shqiperia do te behet, qe vendi yne eshte nje vend ku jetohet e gjithsecili duhet te jap kontributin e vet qe te shkojme atje ku aspirojme.

 

A ndikon politika ne punen tuaj?

 

Diplomatet jane nen ndikimin e ngjarjeve politike te vendit te vet, po ineresat e vendit jane ato qe kane perparesi para interesave te cdo partie politike. Vete specifika e konsullates eshte sherbimi ndaj qytetareve dhe veprimtaria diplomatike eshte detyrim funksional dhe patriotik i

 

diplomateve dhe MPJ te RSH.

 

Tri arsye perse nje gjerman apo i huaj duhet te vizitoje Shqiperine?

 

Shqiperia eshte mikpritese, ofron bukuri natyrore te ralla dhe mundesi te mira per investitoret gjermane per te investuar ne Shqiperi.

 

Perse duhet te investoj nje firme gjermane ne Shqiperi?

 

Sepse se pari eshte popullta ne moshe relativisht te re, jane te mirearsimuar, njohin gjuhet e huaja dhe krahu i punes, fuqia punetore ka kosto te lire. Aktualisht Shqiperia ofron mundesi investimesh ne fusha te ndryshme, pervec turizmit. Baza jane traditat dhe lidhja historike qe ka pas Gjermania e Shqiperia ne shume vite. Gjermania ka qene dhe eshte nje nga vendet mbeshtetese te Shqiperise, per zhvillimin ekonomik dhe te demokracise.

 

 

Cfare ju shtyhu te punoni si diplomat?


Nje deshire e rinise time e cila u be realitet. Sherbimi diplomatik shqiptar eshte pjese e sherbimit civil te Republikes se Shqiperise, pra diplomatet jane perfaqesues te shtetit ne vendet ku ata sherbejne. Kam hyre ne vitin 2002, me postet ne Viene te Austrise por ashtu si cdo diplomat qe aspiron qe karrieren e vet ta kete ne zhvillim, shpresoj qe te mbush te gjitha ato aspirata te atyre qe me kane caktuar ne kete detyre te rendesishme. Me jep shume kenaqsi perfaqesimi denjesisht i interesave te atdheut tim.Nje pjese te rendesishme te veprimtarise time e ze sherbimi ndaj atdhetareve dhe qytetareve shqiptare qe jetojne ne Gjermani per te cilen kam vene te gjitha mundesite, fuqite e mija si te thuash edhe te gjitha ato cilesi qe i kam une dhe stafi im qe t´u sherbejme sa me mire dhe sa me cilesisht bashkeatdhetareve tane qe ndodhen ne Gjermani.

 

Z.Konsull ju jeni njekohesisht edhe baba i dy djemve tashme te rritur. Pendoheni ndonjehere qe s`keni kohen qe do te deshironit per femijet tuaj?

 

Natyrisht puna e diplomatit eshte nje pune e veshtire, me orar e pa orar dhe ne kete aspekt ka ndikuar mosqenia prezente fizikisht ne familje. Familja te mbeshtet dhe gjithe suksesi qe kane femijet ne studime te bejne krenar. Diplomati e ka te veshtire pasi eshte ndermjet atdheut dhe postit qe ka jashte vendit. Natyrisht eshte detyra qe te shtyn dhe ajo me kryesorja eshte familja mbeshtetesja kyesore e imja. Ndihem i vleresuar qe jam konsulli i pare i pergjithshem i Shqiperise ne Gjermani. Jam krenar qe te promovoj dhe te perfaqesoj vendin tim dhe te krijoj lidhje sa me te fuqishme ekonomike dhe ura bashkepunimi ne Landet ku une jam i akredituar.

 

Te jetosh ne nje vend te huaj, multikulturel, me kultura e besime fetare nga me te ndryshmet, integrimi nuk eshte aspak i lehte. Mendimi juaj rreth gjendjes aktuale ne Gjermani te emigranteve dhe politikes integruese.

 

Integrimi i shqiptareve eshte me te vertete mahnites, pasi shqiptaret jane popull inteligjente i cili ne cdo vend ku ka shkuar ka bere progres si ne drejtim te arsimimit dhe te integrimit. Me te vertete populli yne ka nje vlere te vecante per bashkejetesen paqesore te te gjithe perkatesive fetare. Shqiperia ka tri perkatesi fetare myslyman, katolike e ortodokse. Pikerisht eshte kjo vlere e bashkjeteses ne harmoni e paqe qe e beri Papen te vizitoje Shqiperine mbas emertimit te tij. Shqiptaret asnjehere nuk kane qene ekstremiste. Shqiptaret si komunitet kane ditur gjithmone te fitojne respekt me punen e tyre dhe une jam krenar te perfaqsoj sa me denjesisht aspiratat e popullit e te vendit tim.

 

Z.Konsull ju faleminderit per kohen qe na kushtuat dhe ju urojme suksese ne punen tuaj!

(Te gjitha te drejtat e botimit i takojne Autorit)

You must be logged in to post a comment Login