I Riu i PD Kapllani, replike Majlinda Bregut

Rigert Kapllani, nje nder te rinjte me aktive te Partise Demokratike replikon ne Facebook me Majlinda Bregun.

Te lexova zonja Bregu, ne parim eshte sic thua ti qe partite krijohen per te marre pjese ne zgjedhje, por ne praktike ndalu pak e mos nxito.
Ka dy momente qe ju bini ne kundershti me veten dhe memorien tone qytetare.
Se pari, zonja Bregu qe ju te legjitimoheshit ne cka thoni do duhej qe ne 4 vite te kishit zbritur ne terren e te shikonit boten e krimit, ta demaskonit, e ti shpallnit lufte. Do duhej te kishit njoftuar koleget e PPE-ve qe ketu po instalohet infrastruktura e droges. Dhe nuk e kam fjalen vetem per mbjelljen e droges, por per infrastrukturen shoqeruese te saj sic jane aeroportet, laboratoret e droges dhe rrjeti doganor i kalimit te tyre. E dini ju qe kete infrastrukture nga hashashi mund ta perdorin grupet e strukturuara per trafikun e armeve dhe lendeve kimike? A e dini ju zonje qe ne 6 muaj jane kapur ngarkesa qe e kalojne vleren e 50 milion eurove hashash? Dhe kapet vetem maja e ajsbergut. Po sikur vetem kaq te jete vlera me 50 milion euro mund te blihen plot 100 000 vota me nje vlere marramendese prej 500 eurosh per cdo vote.
Pra ju thoni qe duhet shkuar ne zgjedhje edhe pse situata eshte kjo qe eshte?
Se dyti, ju zonja Bregu thoni se as jane pyetur strukturat per keto vendime e as ju personalisht. Ne fakt kjo eshte gabim, sic ka qene gabim qe askush nuk eshte pyetur edhe per perzgjedhjen tuaj si deputete, ministre e me radhe. Apo nuk ka gje per keto…nuk quhen.
Ju zonja Bregu beni jete te shtrenjte mes Tiranes dhe Brukselit. Ne fakt beni nje jete qe nuk perputhet me mesataren e shqiptareve e qe nuk i pergjigjet as rroges qe dikur keni marre. Beni nje jete te ngjashme me keta te Republikes se Vjeter. Ju vete e bete zgjedhjen tuaj.

You must be logged in to post a comment Login