“House of Cards” mund të vazhdojë me historinë e Donald Trump si president

Pyetja më e madhe që lidhet me serialin e famshëm amerikan “House of Cards” lidhet ngushtë me faktin sesi do t’i përgjigjet ky serial në sezonin e pestë të tij, fitores së Donald Trump.

Katër sezonet e para imagjinonin se çdo të ndodhte nëse politikanët më përllogaritës, të pamëshirshëm e imoralë, do të liheshin të lirë të vepronin brenda sistemit politik të Amerikës.

Kishte tradhti, kishte thika pas shpine, shantazhe e deri edhe vrasje, por ende Presidenca e Trumpit ishte më surreale se çdo gjë tjetër, madje edhe më surreale sesa vet imagjinata e Frank Underwood, transmeton Top Channel.

Që pas fitores së Trumpit mes republikanëve, seritë e reja ende nuk kanë nisur transmetimet, por si do ta reflektojnë ato në vijim këtë çmenduri të amerikanëve? Përgjigjja, nëse traileri i sapodalë është në njëfarë mënyre një tregues, do të ishte ajo e kthimit të Kevin Spacey dhe personazhit të tij Frank Underwood në versionin demokratik të Trumpit.

Kevin Spacey në “House of Cards”

Fundi i sezonit të katërt e gjeti Underwood në mes të një fushate të nxehtë për presidenciale, pikërisht aty ku mendohet të nisë edhe sezoni i pestë i tij.

Ashtu siç “Trump asnjëherë” u bë një thirrje për ata që e kundërshtojnë idenë e një ylli të një “reality show”, që tenton Shtëpinë e Bardhë, po kështu edhe ata që janë kundër Underwood do të jenë të lumtur me cilindo kandidat, mjafton që të mos ketë bërë hile në rrugën drejt presidencës.

Traileri shfaq gjithashtu një monolog të Underëood, ku ai flet mbi mënyrën sesi amerikanët mund të mësojnë të mirën nga e keqja, duke u thënë atyre sesi të mendojnë, ndiejnë dhe të duan.

“Ata janë me fat që më kanë mua”, thotë Underëood në një mënyrë gati-gati maniake, duke sjellë në vëmendje fjalimin e Trump gjatë fushatës së tij, ku e cilësoi veten si të vetmin njeri që mund ta shpëtonte Amerikën nga shkatërrimi.

E ashtu si Trump, edhe Underwood është një humbës i madh në garën e tij përkundrejt republikanit Will Conway. Në trailer dëgjohet një e shtënë gjatë mbrëmjes së zgjedhjeve, kur Underwood ka mbledhur 255 vota, ndërsa Conway 245, shoqëruar me një vështrim mosbesues në fytyrën e tij, gjë që të kujton ngjarjet e nëntorit të vitit të kaluar.

“Underëood. 2016. 2020. 2024. 2028. 2032. 2036”, përfundon ai. “Një komb: Underwood”. Sezoni i pestë i “House of Cards” do të nisë transmetimet më 30 maj.

You must be logged in to post a comment Login