“Fragile” e artistit shqiptar merr çmimin e parë në Teheran

Artisti shqiptar, Genti Tavanxhiu, ka marrë çmimin e parë në edicionin e tetë të Simpoziumit Ndërkombëtar të Skulpturës në Teheran për skulpturën e tij të titulluar “Fragile” (E brishtë).

Veprën 2.8 metra të lartë Tavanxhiu e ka realizuar në oborrin e Kullës Milad në kryeqytetin iranian gjatë kohës sa u mbajt simpoziumi, që ka nisur nga 21 prilli dhe ka përfunduar më 14 maj. Lajmin për këtë e kanë konfirmuar organizatorët e simpoziumit ndërkombëtar, shkruan “Tehrantimes.com”, transmeton “Koha Ditore”.

Çmimin e dytë e ka marrë artisti Mostafa Mohseni nga Irani, derisa Francesca Bernardini nga Italia dhe Tatsumi Sakai nga Japonia e kanë ndarë çmimin e tretë. Dy artistët Ana Maria Negara nga Rumania dhe Umit Turgay Durgun nga Turqia, po ashtu janë nderuar gjatë ceremonisë, ku u ndanë çmimet.

Dymbëdhjetë skulptorë të huaj dhe pesë iranianë kanë qenë pjesë e konkurrencës, derisa dhjetë studentë kanë marrë pjesë në seksionin e simpoziumit për studentë e që nuk ka pasur karakter garues. Megjithatë në kategorinë e studentëve janë nderuar me mirënjohje studentët Shima Sadat Musavi, Fatemeh Akbari dhe Melika Nik-Khah…

You must be logged in to post a comment Login