Dilemat dhe prapaskenat/ Çfarë po ndodh në Superligën shqiptare (FOTO)

Kukësi ka fituar 1-3 me përmbysje në sfidën ndaj Korabit. Ishte Emirush Kaloshi që në minutën e 7-të i shtang të gjithë duke realizuar një super gol për Korabin. Për ta bërë të pavlefshëm golin e Kaloshit ka menduar sulmuesi kroat Pero Pejic i cili me një tripletë ka përmbysur avantazhin e dibranëve. Verilindorët kanë tashmë 72 pikë dhe në dy javët e fundit do të presë fillimisht Skënderbeun në fushën e tij dhe më pas do të udhëtojë drejt Gjirokastrës.

(takimet e sotme)

Kukësi ndiqet nga Skënderbeu. Një penallti u ka mjaftuar korçarëve për të marrë 3 pikët që i nevojiteshin për të mbajtur hapin e Kukësit dhe për të shtyrë bardheblutë drejt rënies. Salihi realizoi në minutën e 84-t.

Ka përfunduar pa fitues sfida mes Flamurtarit dhe Partizanit. Një pikë jetike për Flamurtarin e Shpëtim Duros, i cili ka parakaluar në tabelën e renditjes Laçin dhe Tiranën. Të kuqtë e kryeqytetit duken të dorëzuar pas 3 barazimeve në ndeshjet e fundit dhe titulli kampion tashmë bëhet një mision i pamundur.

(takimet e radhes)

Renia nga kategoria

Tirana, Laçi, Flamurtari dhe Teuta janë 3 skuadrat që po luftojnë të mos i bashkohen Korabit një kategori më posohtë. Më të qetë janë te Vllaznia që do ti shptëonte edhe një barazim në dy ndeshjet e fundit. Më pikantet janë takimet Flamurtari-Laçi dhe ndeshjet e Tiranës me Luftëtarin dhe  Vllazninë.

You must be logged in to post a comment Login