Dergjje nen hijen e mentalitetit injorant

Nga – Ida Nurce

Diku ne nje shtepi te rrenuar te atij fshati merrte fryme nje vajze e perdhunuar ne moshen 13 vjece. Them “merrte fryme”, sepse kjo ishte e vetmja gje qe ajo bente ne te vertete. Tashme ishte 20 vjece, por vazhdonte thjesht te merrte fryme.Ditet, qe per te duhet te ishin me te bukurat, ajo i kishte kaluar ne erresire.
Kur ishte vetem 13 vjece, nje qenie shtazore kishte abuzuar me te, ku si pasoje ne moshen 14 vjece behet nene. Familjaret e japin per biresim femijen e lindur (djale). Vajza mundohet ta harroje te gjithe kete tragjedi dhe vendos te filloje shkollen. Mirepo, askush nuk e perkrahu. As ata qe quhen mesues, e arsimtare, e prinder te dyte, e injorante te mentalitetit… Askush, as motra e saj, e cila kishte rene gracke e paragjykimeve te atyre qe quhen NJEREZ.
Ishte munduar te merrte provimet, qe te pakten te bente dicka te mire per jeten e saj te erret, por dritat dukej sikur nuk do i ndizeshin kurre. Mjaftoi qe te mos kalonte ne nje lende ne shkolle, qe ajo te tentonte edhe vetevrasjen.
Gjen mbikalimin me te afert dhe hidhet me shpresen se do vdese. Por Zoti deshi qe ajo te jetonte akoma ne toke. Shpetoi, por kesaj here me nje jete komplet ndryshe. Nga hedhja pesoi demtime ne shtyllen kurrizore duke bere qe te mbetet e paralizuar.
Vetem 20 vjece dhe i ben shoqeri vetem krevati. Familjaret nuk lejojne askend te afrohet ta ndihmoje, pasi ky rast nuk duhet te behet publik per shkak se do ju nxihet faqja. Sipas tyre vajza e pafajshme ka bere turp. Te sulen si hienat.
Ajo mund te jetoje e paralizuar gjithe jeten, ama ata nuk mund te jetojne me turp. Nuk mund te durojne faktin “cfare do thote bota”.
Tmerr! Vura duart ne koke dhe dola jashte. Cfare injorance! Cfare idiotsie! Cfare makabriteti! O Zot… Jep mend!

You must be logged in to post a comment Login