De Biasi paralajmëron largimin nga Shqipëria

Trajneri i Kombëtares kuqezi ka folur për ndeshjen ku do të kërkojë 3 pikët, por pa harruar edhe rivalitetin mes Strakoshës dhe Berishës për vendin e titullarit.

“Nuk jemi mirë në klasifikim dhe duhet të paraqitemi mirë, që nga ndeshja me Izraelin, që është shumë e fortë dhe e vështirë si nga aspekti logjistik, ashtu dhe nga kundërshtari. Janë të fortë, por ne shkojmë për të marrë 3 pikët që Izraeli na mori këtu.

Balotazh këtë herë nuk ka, sepse Berisha është i pezulluar, ndërsa për të ardhmen do të flasim. Me rëndësi është të kemi futbollistë që luajnë rregullisht. Thomas Strakosha ka qenë impresionues në sezonin e parë. Madje, ai i ka marrë vendin Marchettit në një skuadër si Lazio që në moshën 22-vjeçare.”

Gjithashtu, De Biazi foli edhe për stadiumin e ri ku bëri një deklaratë disi të çuditshme.

“Në rast se nuk do të jem në krye të ekipit kur të inaugurohet stadiumi i ri, më ftoni dhe do të vij të shoh ndeshjen.”

You must be logged in to post a comment Login