Basha , fitoi apo ….?

Nga – Rajkard Dervishaliaj

Po shoh shumë analistë e pseudoanalistë, politikanë e pseudopolitikanë, mendimtarë e pseudomendimtarë të japin mendime dhe pseudomendime se nga anon peshorja e betejës së fundit paqësore. Une nuk dua të bëj asnjërin nga këta te lartëpërmedur, madje nuk do të bëj as Blendi Fevziun edhe pse ai kishte shprehur një pjesë të mendimeve “të mia”. Ajo që shoh unë është një fitore e pjesëshme e Bashës e Shqipërisë dhe e Ramës. Por unë do te ndalesha te ajo fitore në dukje e pjesëshme e Bashës. Fitorja e parë ishte ai varg protestash paqësore aq shumë të kërkuara nga disa “gojë” brenda dhe jashtë PD-së. Protesta nga 18 shkurti deri në 13 maj. Protestë e pashenjuar më parë ndoshta jo për nga masitiviteti por për nga paqësia dhe vazhdimësia. Fitorja e dytë konfirmimi i lidershipit të tij. Aq shume i vënë në pikepyetje nga demokrate dhe pseudodemokrate . Lidership që vihet ne pah nga kostot dhe privilegjet që Lulzim Basha perfitoi nga kjo maratone protestash dhe negociatash. Fitorja e tretë është konfirmimi , forcimi dhe konsolidimi i koalicionit. Në një mënyrë apo një tjetër ai u tregoi të gjithë mbeshtetesve jo demokrat se partia demokratike është e vetmja jelek shpëtimi per ata. E vetmja urë e cila duhet riparuar për të kaluar edhe këtë lum që quhet “zgjedhje vendore 2017”. Fitorja e katërt mendoj me e zgjuara politikisht , ndoshta edhe rastësisht , por më e “shijshmia” është prishja e koalicionit të “rilindjes”. Nuk e di nëse ka qenë e menduar por shprehja “perça e sundo” i shkon përshtat këtij miniproçesi. Tashmë PD do të luftojë midis gjysmave dhe çerekeve të kolicionit të 1 prillit. Fitorja e pestë e fundit por jo për nga rëndësia është “ngordhja e kalit të Trojës për Ramën”. I shëndritshmi , i madhërishmi dhe i plotfuqishmi “Vetting” për pak nuk do te shërbejë për gjë të paktën në fushatë. Vettingu ishte ringu i preferuar i Ramës dhe i të tijve por në këtë ring tashmë janë hedhur “knock out”. Ndoshta këto nuk janë fitore. Madje per disa pseudomendimtare janë asgjë. Por këto janë “kalaja” ku do të finalizohet fitorja e madhe , kthimi i Partisë Demokratike në pushtet dhe vrasja e ëndrrës së disave për shkrirjen e PD-së dhe largimin nga lidershipi i saj i Lulzim Bashës. Shpresoj të jenë zgjuar nga ai gjumë i kësaj ëndërre sepse nëse nuk zgjohen tani do të ngelen në gjumë për tërë jetën e tyre politike.

You must be logged in to post a comment Login