Alban Skënderaj në versionin dhëndër (Foto)

Alban Skënderaj vazhdon të jetë ndër këngëtarët e preferuar, pasi projektet e tij muzikore pëlqehen gjithmonë nga fansat e tij.

Megjithatë, me raste ai tërheq vëmendje edhe me fotografitë e publikuara në rrjetet sociale.

Dukja klasike e Albanit (Instagram)

Këtë herë, këngëtari ka postuar një fotografi, ku shihet i veshur me kostum.

“Në versionin dhëndër”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.

Ndryshe, Albani qe një kohë të gjatë është i lidhur me këngëtaren Miriam Cani, me të cilën ka një vajzë.

Ndërkaq, ai është edhe pjesë e ‘The Voice of Albania’. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login