A e dinit se një intelektual shqiptar është bashkëthemelues i BE-së, i ekzekutuar nga Enver Hoxha

Intelektuali shqiptar Llazar Fundo, më 1941, së bashku më intelektualë të tjerë ndërkombëtarë, hartuan “Manifestin e Ventotenës”, i cili fliste për një bashkim të shteteve të Europës që do t’i mbante ato larg luftës.

Historiani Uran Butka tha se në Muzeun historik të Ventotenës ka dokumente që flasin për Llazar Fundon dhe për kontributin e tij në nismën e asaj kohe për një Europë të Bashkuar.

Fundo ishte antifashist i zjarrtë dhe për këtë në vitin 1941, u arrestua dhe u internua në Ventotenë të Italisë, ku së bashku me shumë intelektualë të tjerë hartuan “Manifestin e Ventotenës”, që njihet si themeli i Bashkimit Europian.

Llazar Fundo është pushkatuar më 1944 nga partizanët sepse ishte kundër politikave të PKSH dhe Frontit Nacional Çlirimtar.

You must be logged in to post a comment Login