MTV vlerëson lartë projektin e fundit të Dua Lipës: Vargjet e këngës do t’i dëgjoni gjatë gjithë verës (Foto/Video)

Çfarë ndodh kur një yll në rritje i muzikës takohet me kasanovën kaliforniane të R&B?

Në rastin e Dua Lipës dhe Miguelit, zemrat rrahin më fuqishëm, adrenalina është në maksimum dhe sheshet e vallëzimit bëhen më të nxehta.

Kështu e nis shkrimin televizioni i njohur botëror i muzikës MTV, i cili ka vlerësuar projektin në të cilën kanë bashkëpunuar, transmeton Telegrafi.

Dushja (e cila u takua në qiellin muzikor) ka bashkuar në këngën elektro-pop “Lost in Your Light.”

Ashtu si të gjitha hitet e mëdha të Pop-it, kënga konsumon plotësisht pasionin dhe zgjon ndjenjat dashurisë.

“E humbur në dritën tënde, zemër unë dua të qëndroj gjithë natën, shpirt”, janë vetëm disa prej vargjeve, të cilin ndoshta do t’i dëgjoni gjatë gjithë verës.

Theksojmë se kënga e fundit e Duas është testi i fundit para nxjerrjes në shitje të albumit të parë muzikor, i cili do të jetë në duar të fansat që nga 2 qershori. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login