Çka do të ndodhë me zemrën, mushkëritë dhe trurin tuaj kur thithni VETËM NJË tym cigareje! (Video)

A ia vlen të rrezikohet kaq shumë për një cigare?

Sikur të kishit mundur të shihni sa dëm i bëni organizmit tuaj me thithjen e çdo tymi duhani, që nga ky çast do të hiqni dorë nga pirja e duhanit, transmeton Telegrafi.

Keni ndezur cigaren dhe keni thithur tymin e parë. Po atë sekondë, kokteji i helmeve hyn në gjakun tuaj dhe ai, ashtu i ndotur, vazhdon të qarkullojnë nëpër organet tuaja vitale.

Sikur të dinit se çfarë u bëni me cigare mushkërive, zemrës dhe trurit tuaj, nuk do të ndizni më kurrë asnjë cigare!

Studime shkencore kanë demonstruar lidhjen e drejtpërdrejtë të pirjes së duhanit me frekuencën në rritje të kancerit, jo vetëm në mushkëri, por edhe në organe të tjera. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login