Angela Martini merr një dhuratë superluksoze nga i dashuri i saj për ditëlindje, shikojeni…!

Modelja e njohur shqiptare Angela Martini prej disa kohësh është në një romancë dashurie me miliarderin rumun Dragos Savulescu.

Ky i fundit duket se di ta mbajë mirë modelen shqiptare, duke u kujdesur që asaj t’i bëjë vazhdimisht surpriza të këndshme dhe t’i dhurojë sa më shumë dashuri.

Së fundmi Angela ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, se ka marrë një dhuratë shumë të veçantë nga i dashuri i saj, një muaj para ditëlindjes.

 Dragos i ka dhuruar Angelës një veturë të re superluksoze, të tipit “Mercedes Benz G-Classic”, vlera e së cilës mendohet se shkon deri në 155 mijë euro, shkruan Telegrafi.

“Dhurata e ditëlindjes një muaj më herët. Dhuratë përsëri nga dashuria ime, vetura ime e preferuar”, ka shkruar modelja Martini në fotografinë e publikuar në Instagram.

Ajo dukej vërtet në formë dhe e kuruar, teksa pozonte para veturës së saj të re.

You must be logged in to post a comment Login