Video/ Skandal në Maqedoni, gjest anti-shqiptar në mes të fushës

Në ndeshjen e djeshme të Ligës së Parë të Maqedonisë mes Pobedës dhe Shkupit, e zhvilluar në Mogilla, ka ndodhur një incident me konotacion politik.

Dy tifozë të Pobedës janë futur në fushë në minutën e 69-të të takimit duke mbajtur në duar një flamur maqedonas me 16 rreze dielli, për t’u treguar të pranishmëve se aty ishte tokë maqedonase, raportojnë mediat në Maqedoni.

Ky veprim me shumë mundësi ka qenë i nxitur nga fakti i situatës së trazuar politike në Maqedoni kohët e fundit, ku partitë politike shqiptare janë bërë faktor kyç në formimin e qeverisë së re dhe kërkojnë rritje të së drejtave të popullsisë shqiptare.

Ajo që bie në sy më tepër është fakti që dy tifozët nuk i bezdis askush nga forcat e policisë derisa dalin vetë nga fusha, edhe pse veprime të tilla anti-sportive janë kategorikisht të ndaluara.

You must be logged in to post a comment Login