Video/ Shpërthen skandali seksual, të miturit nga Ballkani abuzohen rrugëve të Italisë

Emisioni investigativ “Le Iene” ka publikuar një skandal seksual. Minorenë nga 8 deri në 16 vjeç tregojnë se bëjnë seks me persona të ndryshëm, nga policë, karabienerë deri tek gjykatës italianë dhe paguhen 20-deri në 30 euro.

Djemtë janë kryesisht nga Rumania por edhe nga Bosnja dhe tregojnë se i gjejnë klientët përreth stadiumit të Barit.

Tomi, vetëm 8 vjeç tregon në fshehtësi për ‘Le Iene’ se bën seks me burra, të cilët vijnë e marrin me makinë, ndërsa pranon se “gjithçka e bëj për para”.

Kur i pyesin se çfarë bëjnë me paratë që fitojnë ata thonë se shkojnë për të ngrënë, apo blejë diçka për të veshur. Dëshmitë janë të tmerrshme.

You must be logged in to post a comment Login