Vendet përrallore ku mund të nisni lehtësisht një jetë të re! (Foto)

Nuk ndihesh mirë në vendin ku jeton dhe punon? Atëherë përse të mos lëvizësh diku tjetër – në një vend ku klima dhe kultura përshtaten më mirë me shijet dhe personalitetin tënd.

Ekzistojnë disa qoshe të botës, nga ku shumë pak njerëz e mendojnë të largohen me gjithë dëshirën për ndryshim.

Kjo pasi ato janë me të vërtetë të pabesueshme – gjithçka që të duhet është të bësh gati valixhen dhe mund të gjesh parajsën në tokë.

Avarua, Ishujt Kuk

I lokalizuar rreth 2 mijë kilometra në veri të Zelandës së Ee, plazhet tropikale të Avarua nuk janë më pak të mrekullueshme se ishujt Maldive. Por ndryshe nga këto të fundit, në Avaria mund të marrësh një apartament me një qira mujore prej 130 dollarësh.

Numri i të huajve që vizitojnë ishullin çdo vit është rreth 100 mijë krahasuar me 8 milionë turistë që shkojnë në Hawai, kështu që nuk do të keni probleme mbipopullimi apo zhurme. Gjithsesi, të huajt nuk lejohen të blejnë prona në Avarua, edhe pse mund t’i mbajnë me qira për 60 vjet.

Český Krumlov, Republika Çeke

Një qytet përrallor i lokalizuar në rajon çek të Bohemisë. I gjithë vendi duket si një kështjellë gjigante e dalë nga Mesjeta. Të gjitha rrugë janë të shtruara me kalldrëm. Këtu mund të merrni një apartament me qira që shkon deri në 400 dollarë në muaj, ndërsa një drekë për dy vetë nuk kushton më shumë se 20 dollarë. E vetmja sfidë me të cilën vërtetë do të përballen nëse mendoni të zhvendoseni këtu, është nevoja për të mësuar gjuhën çeke!

Koh Thonsáy, Kamboxhia

Ishulli i vogël në jug të Kamboxhias është një parajsë e vërtetë xhungle dhe plazhi; përveç disa peshkatarëve dhe familjeve të tyre, askush tjetër nuk jeton këtu kështu që është e lehtë të sistemohesh për një shumë qesharake parash. Mund ta kaloni kohën duke u qetësuar në plazh apo duke eksploruar shpellat e xhunglës. Për 5 dollarë, peshkatarët mund t’ju gatuajnë një drekë të shijshme me produkte të freskëta deti. Një pengesë është fakti se plazhet e ishullit nuk kanë pika turistike të mirëmbajtura, por do të ishte vendi ideal për dikë që vërtetë dëshiron të shkëputet për pak kohë nga qytetërimi.

Guanajuato, Meksikë

I lokalizuar në zemër të Meksikos, Guanajuato është një vatër e vërtetë kulture. Këtu mund të gjesh një apartament shumë të mirë me qira mujore prej 150-200 dollarë; një pije kushton më pak se 1 dollarë, ndërsa një biletë për në kinema vetëm 3 dollarë. Guanajuato është gjithashtu edhe shtëpia e festivalit famshëm të artit Cervantino.

Ishujt Perla, Panama

Një arkipelag mahnitës i shtrirë tridhjetë kilometra në perëndim të pjesës kontinentale të Panamasë. Një numër i madh perlash janë groposur atje; dikur piratët e kanë përdorur atë si vendin për të fshehur thesaret e tyre.

Tashmë është shndërruar në një parajsë të vërtetë, e mbushur me resorte që përdoren nga vendasit. Këtu mund të marrësh me qira një shtëpi të vogël pranë detit për 300 dollarë në muaj. Ishujt Perla janë ideal për ata që duan të arratisen nga bota. Për peizazhin, është ndoshta një nga vendet impresionuese në planet.

Plazhi i Agonda, Goa, Indi

Bregu jugor i Goas është një vend ku mund të shkosh në plazh i hipur mbi një elefant. Një shishe vere kushton 50 cent, me 60 cent mund të presësh flokët, ndërkohë që qiraja mujore e një shtëpie është rreth 120 dollarë. Është i mbushur plot me tempuj dhe vende ku mund të praktikosh joga.

Veliko Tarnovo, Bullgari

Ky vend i vogël ndodhet në veri të Bullgarisë. Është po aq i bukur sa Franca, por këtu një shishe vere do të kushtojë vetëm 80 cent, ndërsa qiraja mujore e një apartamenti rreth 200 dollarë. Popullsia është vetëm 70 mijë banorë. Dobësitë e vetme është infrastruktura e qytetit, që ka nevojë për disa përmirësime. /GSH/

You must be logged in to post a comment Login