“Suus” e Rona Nishliut në “The Voice” të Rumanisë

Kënga e njohur e Rona Nishliut, “Suus”, me të cilën ajo përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong 2012, është kënduar mrekullueshëm edhe nga një talente e muzikës në Rumani.

Jessica Lazarescu ka zgjedhur këtë këngë të vështirë për ta kënduar në spektaklin “The Voice” në Rumani.

Lazarescu këndoi për mrekulli këtë këngë dhe vazhdoi tutje në fazën e ardhshme duke u pëlqyer nga të tre anëtarët e jurisë.

You must be logged in to post a comment Login