Shfrytëzoni përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

Uthulla e mollës përdoret gjerësisht qe mijëra vjet. Popullariteti i saj është i justifikuar, sepse ajo përmban më shumë se 90 ushqyes të ndryshëm, duke përfshirë mineralet si kaliumi, magnezi, hekuri, kalciumi, bakri, natriumi, vitaminat A, E dhe B, aminoacitet e mollës dhe ato uthullore, probiotikët dhe pektinet (fibrat e tretshme).

Me kaq shumë lëndë ushqyese, nuk është aspak e çuditshme që uthulla e mollës ofron përfitime të panumërta shëndetësore. Uthulla e mollës ka përfitime antivirale, antibakteriale dhe antifungale dhe përfitime të përgjithshme shëndetësore, transmeton koha.net.

Përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës janë:

• lehtëson pengesat me tretje

• qetëson urthin

• ul sheqerin në gjak

• eliminon simptomat e alergjisë

• lehtëson dhimbjen e fytit dhe gripit

• me sukses i trajton problemet e lëkurës si aknet, puçrrat dhe ekzemat

• ul presionin e lartë të gjakut

• lehtëson dhimbjen e shkaktuar nga artriti

• stimulon absorbimin e ushqyesve

• detoksifikon trupin

• promovon humbjen e peshës

• rrit nivelet e energjisë

• stimulon rritjen e flokëve.

Uthulla e mollës konsiderohet si një ilaç për shumë probleme shëndetësore, ndërsa në vijim ju sjellim 10 receta të thjeshta!

Shtoni 60ml uthull molle në një gotë me ujë dhe pini atë para ushqimit, për ta lehtësuar urthin.

Shtoni 2 lugë uthull në një gotë me ujë dhe pini 3 herë në ditë për ta lehtësuar dhimbjen e fytit dhe ftohjen.

Pini një gotë me ujë të përzier me 2 lugë uthull molle kundër alergjive sezonale.

Shtoni një filxhan uthull molle dhe disa pika të vajit të kokosit në një banjë të nxehtë për ta lehtësuar djegien në lëkurë.

Vendosni disa pika uthull molle në gishtat tuaj dhe aplikoni në nënkrah për ta larguar erën e pakëndshme.

Kombinimi i uthullës së mollës dhe vajit të kokosit është një zgjidhje e shkëlqyer për problemet e ndryshme të lëkurës.

Uthulla e mollës e balancon pH e kokës. Lani flokët me një tretje prej 1 luge të gjellës me uthull molle dhe ujë.

Nëse doni t’i zbardhni dhëmbët, fërkoni uthullën e mollës dhe shpëlajeni pas pak minutash.

Eliminoni erën e keqe të gojës me një gotë me ujë dhe gjysmë luge uthull të mollës. Shpëlajeni fytin dhe përsëriteni procesin derisa problemi të jetë larguar.

Përzieni uthullën e mollës me ujë në një raport prej 50:50, derdheni në një shishe spërkatëse dhe aplikojeni në amvisëri për pastrimin e njollave të yndyrshme ose për dezinfektim.

You must be logged in to post a comment Login