Ja ministri shqiptarë në Qeverinë e Gruevskit që më refuzoi qëndrimin dhe shtetësinë në Maqedoni (Dokumente)

Historiani dhe publicisti Arben Llalla që jeton vite të tëra në Tetovë po vazhdon të përballet me mospasjen e shtetësisë së Maqedonisë, edhe pse ai plotëson të gjitha kushtet sipas Konventave Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe për të drejtën e shtetësisë. Por kjo i refuzohet nga autoritetet e Maqedonisë. Llalla nga Elbasani, i ardhur në Tetovë para shumë viteve kishte lidhur kurorë dhe ka krijuar familje me profesoreshën Teuta Llalla nga Tetova, që rrjedh një familje e mirënjohur e kësaj treve. Por Llalla ka përshkruar peripecitë e tij se përse nuk i jepet shtetësia, por edhe vendqëndrimi. Ai për këtë ka nxjerrë dokumente të nënshkruara edhe nga ministra shqiptarë, që kanë refuzuar kërkesën e tij.

Kjo ka ndodhur sipas Llallës vite më parë pasi që duke parë padrejtësinë në MPB kishte bërë ankesë deri tek Komisioni për zgjidhje në Procedurë administrative në shkallë të dytë pranë qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në të cilën paraqet që organi i shkallës së parë gjatë marjes së vendimit e ka përcaktuar gabimisht dhe jo të plotë gjendjen faktike.

Ai kërkon që vendimi i ankimuar të anulohet si i parregullt, kurse ankesa ti pranohet.

Sipas Llallës dhe dokumenteve të tij, Komisioni për zgjidhje në Procedurë administrative në shkallë të dytë pranë qeverisë së Republikës së Maqedonisë i udhëhequr atëkohë nga Musa Xhaferri, duke shqyrtuar vendimin e Ministrisë së punëve të brendshme të Republikës së Maqedonisë dhe parashtrimet ankuese të ankuesit, përcaktoi se organi i shkallës së parë ka vepruar në regull kur në bazë të gjendjes së drejtë dhe të plotë faktike dhe aplikimit të rregullt të së drejtës materiale ka marrë vendim me të cilin refuzohet kërkesa për qëndrim të përhershëm në Republikën e Maqedonisë për personin Llalla Arben.

“Gjatë vendosjes Komisoni përsëri bëri këqyrjen në shkresat e lëndës dhe përcaktoi që argumentet në ankesë janë të pabaza, sipas nenit 90 paragrafi 4 të Ligjit për të huajt tw Republikës së Maqedonisë. Udhëzim për mjete juridike: Kundër këtij vendimi në pajtim me nenin 14 paragrafi 3 të Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative, nuk lejohet ankesë, kurse në pajtim me nenin 103 paragafi 10 tw Ligjit për të huajt i Republikës së Maqedonisë mund të inicohet Padi në Gjykatën administrative të Republikës së Maqedonisë në afat, 30 ditë nga pranimi i vendimit”, theksohet në vendimin e komisionit ku qëndron firma e Xhaferrit.

 

You must be logged in to post a comment Login