Instagram sjell përditësimin e shumëpritur, tani videot live marrin një tjetër kuptim

Vitin e kaluar kur Instagram shtoi opsionin e video transmetimeve live, shumë përdorues të tij janë ankuar për mos pasjen e mundësisë që këtë video të bënin save në mënyrë që të shihnin më vonë.

Kjo deri tani, pasi drejtuesit e këtij rrjeti social kanë sjellë përditësimin e shumëpritur. Tashmë në fund të çdo transmetimi ju do të keni mundësi të bëni save videon tuaj.

Ky përditësim ka hyrë në fuqi që prej ditës së djeshme, pas njoftimit zyrtar në blogun e Instagram.

english-796x694

Videoja mund të ruhet vetëm nga transmetuesi, kështu që ju nuk duhet të shqetësoheni për çdo gjë të turpshme që bëni gjatë një transmetimi.

Për fat të keq, opsioni përfshin vetëm vetë videon; komentet, pëlqimet, dhe shikimet janë të zhdukura përgjithmonë. Është gjithashtu me vlerë të theksojmë se opsioni lejon të ruani videon në kohën që është në transmetim, kështu që nuk ka kthim prapa, nëse keni harruar të shtypni mbi ikonën.

You must be logged in to post a comment Login